Në Klinë filluan përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, i cili edhe sivjet do të mbahet më 6,7 dhe 8 qershor.
Skënder Merturi, drejtor i Kulturës, paraqiti përbërjen e Këshillit organizativ, si dhe përgatitjet për mbajtjen e këtij festivali tashmë tradicional, duke theksuar ndryshimet që do të bëhen me qëllim të avancimit të tij.
Ushtrues i detyrës së drejtorit të festivalit u zgjodh Dibran Fylli, që ishte ideatori dhe skenaristi i festivalit të parë, të mbajtur në vitin 2000. Ai theksoi se ky festival do t’i kthehet burimit aty ku ka nisur, pa politizime dhe duke afirmuar këngën folklorike nga të gjitha trojet shqiptare.
Ndërkaq, zëdhënës i festivalit “I këndojmë lirisë” u zgjodh Enver Maloku.
Hapja e festivalit edhe sivjet bëhet në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit, komandant “Kapuçit”, nga një bashkëluftëtar i komandantit të shquar të UÇK-së.
Sivjet, pos çmimit kryesor “Mujë Krasniqi”, do të ndahen edhe dy çmime të tjera, ai i “Beqir Gashit” dhe “Ali Krasniqit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251