LAJMI I FUNDIT:

I këndoi vjedhjes së bankomatit, reperi nga Teksasi arrestohet nga policia

I këndoi vjedhjes së bankomatit, reperi nga Teksasi arrestohet nga policia

Një burrë nga Teksasi ka realizuar një këngë për plaçkitjet e bankomatëve, por u arrestua nën akuzën se ka kryer pikërisht një krim të tillë, raportojnë mediat amerikane.

Ladeison Riley, 30-vjeç, u arrestua të hënën në një motel në Dickson, Tennessee, transmeton Telegrafi.


Policia në Nashville ka njoftuar se tre persona tjerë janë identifikuar si Sashondre Dugas, 32-vjeç, Darius Dugas, 27 dhe Christopher Alton, gjithashtu 27-vjeçar, që u arrestuan lidhur me plaçkitjen e një bankomati.

Policia amerikane ka arritur të lokalizojë një grup në motel me ndihmën e njësive të helikopterëve, ku i kanë parë duke i bartur paratë në veturë. FBI po heton rastin, kurse mbi grupin rëndojnë akuza të rënda.

Riley që njihet me nofkën “213 Jugg God” kishte realizuar një këngë me titullin “Make It Home”, që flet për nxjerrjen e një bankomati jashtë shtetit. /Telegrafi/