LAJMI I FUNDIT:

Këndoi në orë të mësimit, arsimtari në Teksas shkarkohet nga puna – megjithatë pranohet në një shkollë tjetër

Këndoi në orë të mësimit, arsimtari në Teksas shkarkohet nga puna – megjithatë pranohet në një shkollë tjetër

Një arsimtar në një shkollë të mesme në Teksas, është shkarkuar vetëm pse kishte kënduar në orën e mësimit.

Në fakt, ai tentoi të sjell paksa atmosferën festive në prag të festave të fundvitit, me shpresën se kjo do të rrit moralin të nxënësit, transmeton Telegrafi.


Ai mori mikrofonin dhe ia nisi hitit të pop këngëtares Britney Spears – Toxic, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Një prej nxënësve e kishte filmuar e video kishte përfunduar në rrjetet sociale. Pavarësisht se të gjithë qeshnin me “performancën” e tij duke e cilësuar se po këndon si “Nick Cave”, drejtorit të shkollës kjo nuk i pëlqeu aspak.

Arsimtari mblodhi mijëra adhurues në internet, por edhe suspendimin nga menaxhmenti i shkollës. Por “aventura” e tij nuk përfundon këtu.

Pasi u largua nga shkolla, aplikoi për punë në një shkollë tjetër që menjëherë e pranuan – madje zuri post më të mirë. /Telegrafi/