LAJMI I FUNDIT:

Kënaqësia e vozitjes është e përjetshme dhe këtë e tregon shumë mirë reklama e re e BMW-së

Kënaqësia e vozitjes është e përjetshme dhe këtë e tregon shumë mirë reklama e re e BMW-së

Kënaqësia e vozitjes së një veture është e pazëvendësueshme për shumëkënd, dhe për ta humbja e patentës është pothuajse një dënim me vdekje.

BMW ka realizuar një video të quajtur Father & Son. Freute Forever, e cila thotë se nuk je kurrë shumë i vjetër për të ‘shijuar’ vozitjen e një veture, edhe nëse ke vendosur të heqësh dorë nga patenta për shkak të moshës.


Këtu hidhet i biri dhe teksa ngiste BMW i4-in e ri elektrik, i ofron të atit të drejtojë sërish veturën, transmeton Telegrafi.

Babai pranon dhe ulet pas timonit. Përshtypja e parë për timonin dhe presioni në pedalin e gazit e kthen atë në të kaluarën, duke na zbuluar se mosha nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për kënaqësinë e vozitjes.

Është një video që përshkruan më së miri kënaqësinë e vozitjes së një veture, pavarësisht moshës, por edhe llojit të veturës që drejtoni. Mjafton që është BMW, sugjeron kjo reklamë. /Telegrafi/