LAJMI I FUNDIT:

A kemi mbërritur në fundin e pandemisë?

A kemi mbërritur në fundin e pandemisë?

Dr. Pashko R. Camaj,
Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik

Në muajin e fundit apo dhe pak më shumë, pyetja më e zakonshme mbi COVID-19 të paktën që më është drejtuar mua, ka qenë, a ka mbaruar më e keqja e pandemisë dhe nëse jo, si do ta dimë se kur është fundi i saj?

Në kërkim të qartësisë, shumë ekspertë të shëndetit publik, virologjisë, ekologjisë së sëmundjeve infektive, kanë shprehur optimizëm të matur, por edhe një shkallë pasigurie. Kur bëhet fjalë për këtë pandemi, pasiguria duket se është po aq mbizotëruese sa COVID-19 që nga fillimi i tij.

Teksa shënojmë dy vitet nga fillimi i kësaj fatkeqësie globale, situata e pandemisë është lehtësuar ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe shumë vende të tjera. Megjithatë, pjesa më e madhe e botës mbetet e pavaksinuar dhe shumë e cenueshme. Dhe paparashikueshmëria e evolucionit viral dhe sjelljes njerëzore do të thotë që ne mund të kemi nevojë për një dozë të shëndetshme përulësie ndërsa shkojmë në të ardhmen. Ditë më të ndritshme ka të ngjarë përpara, por të panjohurat vazhdojnë të mjegullojnë një pamje të qartë të së ardhmes.

Pra, çfarë është ky “stealth” omicron

“Stealth” Omicron, i njohur gjithashtu si varianti Omicron BA.2 u zbulua për herë të parë në Evropë në fund të janarit dhe që atëherë ka bërë rrugën e tij nëpër botë, duke u bërë lloji kryesor pas infeksioneve të reja të koronavirusit në të paktën 18 vende. Ky variant i ri, po bën rrugën e tij në të gjithë SHBA-në dhe po përhapet më shpejt në shetet e saj Verilindore dhe Perëndimore.

Varianti BA.2 duket se është në rrugën e tij për t’u bërë lloji dominues i Covid-it, duke u dyfishuar afërsisht çdo javë për muajin e fundit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA (CDC). BA.2 konsiderohet si një “nën linjë” e variantit Omikron shumë të transmetueshëm. Është një version i ndryshëm i Omicron nga BA.1, i cili ishte përgjegjës për rritjen e fundit në fillim të vitit. Ai ka një sekuencë gjenetike të ndryshme nga BA.1 dhe është quajtur “varianti i fshehtë” sepse nuk ishte aq i lehtë për t’u zbuluar. Ajo që nuk dihet ende është nëse BA.2 shkakton sëmundje të rënda siç bëri omicron BA.1, gjë që shkaktoi një rritje të shpejtë të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve për një muaj përpara se të binte po aq shpejt. Ndërsa omicron BA.1 u konsiderua më i butë sesa lloji origjinal i Covid dhe varianti Delta, ai çoi në një rritje të vdekjeve nga Covid në SHBA: 60,000 në janar 2022, dyfishi i numrit të vdekjeve në nëntor 2021.

A është fillimi i një rritjeje të re?

Rastet e COVID-19 ende po bien në mënyrë drastike në SHBA edhe pse BA.2 po përbën një pjesë më të madhe të atyre rasteve në pakësim që më 18 mars, BA.2 përbënte 27 për qind të rasteve. Me ‘çlirimin’ dhe heqjen e shumë masave mbrojtëse në SHBA, BA.2 mund të jetë në gjendje të gjejë një platformë për t’u përhapur më lehtë nga personi në person. Por ka disa arsye për të dyshuar se do të sjellë një rritje të madhe të re të rasteve dhe shtrimeve në spital, siç bënë “kushërinjtë” e tij të mëparshëm. Optimizmi buron nga një sërë faktorësh, mes tyre kryesori imuniteti i përhapur në SHBA, qoftë i fituar nëpërmjet vaksinimit apo infeksionit. I fundit, një infeksion veçanërisht shumë ngjitës Omicron ‘imunizoi’ shumë miliona njerëz. Këta faktorë i japin shumicës së ekspertëve të shëndetit publik besimin se për SHBA-në dhe pjesën më të madhe të Evropës, valët më shkatërruese të COVID-19 janë në të kaluarën.

Përveç imunitetit, ekzistojnë trajtime të reja, efektive për Covid-19, si antitrupat monoklonalë dhe ilaçet antivirale – të cilat mund të ndihmojnë njerëzit e infektuar të shmangin shtrimet në spital dhe vdekjen. Gjithashtu, disponueshmëria më e gjerë e maskave dhe filtrave të ajrit me cilësi të lartë – dhe një kuptim më i mirë i ventilimit, distancimit social dhe strategjive të tjera zbutëse na vendos në një pozicion më të mirë për të reduktuar transmetimin sesa ishim më herët në pandemi. Edhe pse imuniteti pakësohet me kalimin e kohës, mbrojtja kundër sëmundjes më të rëndë dhe vdekjes do të mbetet për një kohë mjaft të gjatë. Pra, edhe pse njerëzit mund të vazhdojnë të infektohen me SARS-CoV-2, por rezultatet më të këqija ka shumë të ngjarë të jenë prapa nesh. Sidoqoftë, COVID-19 na ka luajtur më parë. Siç kemi qenë dëshmitarë gjatë dy viteve të fundit, mendimet e dëshiruara janë dëshmuar herë pas here naive. Shpresat fillestare se vaksinat do të ishin një biletë drejt lirisë u shkatërruan nga dobësimi i imunitetit dhe shfaqja e varianteve më ngjitëse. Sa më tej do të evoluojë virusi nga këtu është e pamundur të parashikohet.

A ka mbaruar më e keqja e pandemisë?

Përgjigja ime për këtë pyetje: ka shumë të ngjarë që për shumë njerëz, e keqja ka mbaruar, por për shumë tjerë mund të jetë ende një kërcënim real. Edhe kur kulmi i krizës pandemike zbehet në pasqyrën e pasme për disa, të tjerët përgjithësisht ata tashmë të margjinalizuar nga aksesi i dobët në kujdesin shëndetësor dhe dobësitë e tjera do të vazhdojnë të jetojnë me efektet e tij më të këqija. Duke qenë se pandemia ka mbaruar kryesisht për dikë, mund të mos nënkuptojë se ka mbaruar për dikë tjetër. Deklarimi se më e keqja ka mbaruar i lejon njerëzit të shpërfillin ata që janë ende në rrezik të madh. Kjo përfshin njerëzit me imunitet të kompromentuar dhe ata që jetojnë në pjesë të botës me akses të kufizuar të vaksinave. Në nivel global, ka miliona e miliona njerëz që nuk kanë ende akses në një vaksinë – dhe për ta më e keqja mund të vijë ende. Për më tepër, ka shumë të panjohura që lidhen me numrin afatgjatë që simptomat e “Covid-it të gjatë ” mund të vazhdojnë të kenë tek njerëzit.

Ekziston një grup i madh njerëzish që mund të vuajnë ndikimet afatgjata të Covid. Për ta, më e keqja mund të mos ketë mbaruar ende. Pikëpamja globale është veçanërisht e kthjellët. Rajonet e botës që nuk kanë pasur nivele të larta të infeksioneve dhe vaksinimeve dhe nëse kufizimet e ashpra të vazhdueshme nuk vonojnë rritjet e transmetimeve, rritjet e tyre më të dëmshme mund të jenë ende në vazhdim.

Virusi SARS-CoV-2 ka të ngjarë të shkaktojë sëmundje njerëzore në të ardhmen, dhe në këtë kuptim, ai mund të bëjë akoma më shumë dëme sesa ka bërë tashmë. Por për shkak se këto efekte do të shpërndahen për një periudhë më të gjatë, ne mund të mos i perceptojmë ato si të rënda sa valët e shtrimit në spital dhe vdekjes që kemi përjetuar gjatë këtyre dy viteve të fundit. Ne mund të jetojmë me të për një kohë shumë, shumë të gjatë – kështu që në këtë kuptim, më e keqja nuk është prapa nesh. Kur do ta shpallim fundin e saj? Ne mund të mos e njohim as fundin e pandemisë ndërsa e kalojmë atë. Në vend të kësaj, mund të kërkojë një distancë historike përpara se të shikojmë prapa dhe të gjejmë një pikë që mund të ketë qenë fundi i kësaj pandemie.

Sigurisht, nuk do të ketë një datë të caktuar kur të zgjohemi dhe të themi se pandemia ka mbaruar. Si çdo gjë tjetër me COVID-19, edhe data e përfundimit të pandemisë, ka të ngjarë të jetë objekt i debatit të nxehtë social dhe politik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori