LAJMI I FUNDIT:

Kemi hyrë në “vitin më të madh zgjedhor” në histori – këto janë disa nga vendet që shkojnë në zgjedhje sivjet

Kemi hyrë në “vitin më të madh zgjedhor” në histori – këto janë disa nga vendet që shkojnë në zgjedhje sivjet

Më 1 janar të këtij viti dhe para kësaj date janë shfaqur parashikime të shumta rreth asaj çfarë mund të ndodhë në vitin 2024.

Parashikimet variojnë nga numri i shpendëve që do të asgjësohen për shkak të gripit të shpendëve këtë vit deri tek ai film që do të fitojë Oscarin për filmin më të mirë.


Por njëri nga subjektet për të cilin janë bërë “disa parashikime” është se kush do të fitojë disa nga zgjedhjet më të rëndësishme në mbarë botën këtë vit, përcjell Telegrafi.

Dhe bëhet fjalë për vitin 2024 që pritet të jetë viti më i madh zgjedhor në histori.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 60 vende që përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së botës do të shkojnë në votime në vitin 2024, me rreth 4 miliardë njerëz që votojnë në zgjedhjet presidenciale, legjislative dhe lokale.

Këto zgjedhje do të variojnë nga masive – zgjedhjet legjislative shumëditore të Indisë (më të mëdhatë në botë) dhe zgjedhjet presidenciale të Indonezisë, votimi më i madh njëditor në botë – deri te “zgjedhjet e vogla” presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Vendet janë renditur sipas Economist Intelligence Unit (EIU) Democracy Index dhe rezultateve globale të lirisë së Freedom House. EIU i klasifikon vendet si demokraci të plota, demokraci me të meta, regjime hibride ose regjime autoritare. Freedom House vlerëson aksesin e njerëzve në të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën në një shkallë nga 0 në 100.

Zgjedhjet e vitit 2024 do të përfshijnë të tilla të jenë të lira, si zgjedhjet presidenciale të Islandës, të cilat do të mbahen në vendin e tretë më demokratik në botë, sipas Economist Intelligence Unit.

Pastaj janë vendet me zgjedhje disi më pak të lira, si Koreja e Veriut.

E rëndësia për garat demokratike të vitit 2024 do të jetë e madhe – jo vetëm për vendet që shkojnë në zgjedhje, por për botën në tërësi.

Çfarë pas tyre?

Njëra ndër pyetjet që shtrohet në rast të zgjedhjeve kudo është se cili do të jetë ndikimi i tyre më pas.

Në këtë drejtim, mund të shtrojmë pyetjen se a do të rrezikojë Tajvani, i cili shkon në zgjedhje më 13 janar, të rrisë mundësinë e luftës me Kinën?

Një pyetje tjetër është nëse do ta humbasë përfundimisht pushtetin Kongresi Kombëtar Afrikan, partia e Nelson Mandelës në Afrikën e Jugut pas aparteidit?

Ndërsa sa i përket atyre për Parlamentin Evropian, pyetja është nëse do të ketë një rritje të partive të ekstremit të djathtë?

Dhe, kur Donald Trump dhe Joe Biden të përballen sërish në SHBA, siç pritet, a do të jenë rezultatet ndryshe nga ato të vitit 2020?

Demokracia ende në fillimet e saj

Shtetet e Bashkuara janë, sipas shumë burimeve, demokracia më e vjetër e vazhdueshme në botë, me më shumë se 200 vjet.

Sipas Our World in Data, vetëm rreth gjysma e vendeve të botës janë demokraci elektorale, që do të thotë se ato mbajnë zgjedhje kuptimplote, të lira dhe të ndershme, shumëpartiake.

Dhe nga këto vende, vetëm 10 kanë qenë demokraci për 91 ose më shumë vjet. Dy herë më shumë vende kanë qenë demokraci për 18 vjet ose më pak.

Vetëm 8 nga vendet që votojnë konsiderohen si demokraci të plota.

Kjo do të thotë se shumë nga votuesit që do të shkojnë në qendrat e votimit në 2024 kanë kaluar të paktën disa nga vitet e tyre nën një formë autokracie, duke përfshirë kombe si Indonezia, Afrika e Jugut dhe Meksika, ku edhe të rinjtë mund të kujtojnë një kohë përpara demokracisë.

Ndryshe, kujton shkrimi i Vox, përcjell Telegrafi, deri në vitin 1800, kishte zero demokraci të vërteta dhe më pak se 4 për qind e vendeve numëroheshin si “autokraci zgjedhore” – që do të thotë se zgjedhjet ekzistonin, por ishin të kufizuara në mënyra që ne tani do t’i njihnim si jo të lira.

I njëjti shkrim thekson për shembull faktin se megjithëse ka pasur zgjedhje që nga themelimi, vota amerikane në 1800 u kufizua kryesisht për burrat e bardhë me pronë, dhe vetëm pas revolucionit të të drejtave civile të viteve 1960, SHBA mund të konsiderohet një demokraci vërtet e lirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori