LAJMI I FUNDIT:

Këmbësorja goditet nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Këmbësorja goditet nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një grua është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno”.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.


“Rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një veture”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.