LAJMI I FUNDIT:

Këlyshi nxjerr batanijen përjashta, për t’ia ofruar një qeni të pastrehë (Foto)

Këlyshi nxjerr batanijen përjashta, për t’ia ofruar një qeni të pastrehë (Foto)
(Picture: Suelen Schaumloeffel) Woman Surprised To See Her Puppy Drag Its New Blanket Outside, But Then She Sees This

Suelen Shaumloeffel e ka adoptuar një qen të vogël, që jetonte i vetmuar në rrugët e Brazilit. Megjithëse ka vetëm tetë muaj, këlyshi nuk e ka harruar sa të vështirë e kishte jetën e mëparshme dhe i ka ofruar ndihmë një qeni që jetonte në rrugë.

Së bashku në një batanije

“I bleva batanije të trashë, sepse mbrëmjet janë të ftohta. Të nesërmen gjeta se e kishte ndarë me një mik”, ka thënë Shaumloeffel lidhur me rastin.


Imazhi ku ata shfrytëzojnë së bashku mbulesën, është shpërndarë në rrjetin social, duke marrë shumë pëlqime.

“Për dallim nga njerëzit që duan të grabisin gjithçka, qentë i ndajnë të gjitha bashkë” është komentuar ky veprim. /Telegrafi/