LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Të dëgjohet Amerika për taksën (Video)

Kelmendi: Të dëgjohet Amerika për taksën (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe pronari i kompanisë Elkos Group në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për efektet e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Sipas Kelmendit, për taksën duhet të dëgjohen këshillat e Amerikës. Po ashtu, ai ka folur edhe për pengesat që i kanë dal për të investuar në Tiranë për hapjen e një qendre tregtare me vlerë milionëshe. Ai thotë se e mbështet pa rezervë vendosjen e taksës edhe për arritjen e qëllimeve politike.


Kelmendi thotë se efekti i vërtetë i taksës 100 për qind do të ishte vazhdimi i konsumit të produkteve vendore nga qytetarët.

“Taksa është vendosur për qëllime politike dhe të gjithë që ia donë të mirën Kosovës sigurisht që e mbështesin, e mbështes edhe unë pa rezervë vendosjen e kësaj takse edhe për arritjen e qëllimeve politike. Nëse ka arritje të qëllimeve ekonomike, atëherë bëhen dy të mira, pra në të dy rastet taksa do ta kryej funksionin edhe politikë edhe ekonomik”, ka thënë biznesmeni Ramiz Kelmendi.

Pas taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, sipas tij, është arritur të binden qytetarët për të mos i konsumuar prodhimet nga këto dy vende.

“Taksa ka arritur që t’i bind qytetarët që të mos i konsumojnë prodhime nga Serbia dhe Bosnja. Efekti më i madh është nëse qytetarët pa ndonjë vendim, të vazhdojnë të mos konsumojnë prodhime nga Serbia dhe nga Bosnja, edhe nëse hiqet taksa, kjo kishte me qenë efekti i plotë i saj. Efekti fillestar nuk është i mjaftueshëm, efekti vendimtarë është që të mos kemi mos konsum nga këto dy vende”, tha deputeti i LDK-së, Kelmendi.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të investojë në kampanja të marketingut për të rritur edhe më shumë vetëdijesimin e qytetarëve për të mos i konsumuar prodhimet e Serbisë e Bosnjës edhe pas heqjes së taksës.

Ramiz Kelmendi gjatë intervistës në Emisionin “EKONOMI”

Kelmendi thotë se nuk duhen të prishen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, duhet të dëgjohen këshillat nga Amerika për taksën.

“Nëse se dëgjojmë Amerikën, atëherë do të thotë që ne nuk dimë se çka janë interesat e madhore të shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi kaçik, politikë e njerëzor, me marr pjesëve në politikat dhe strategjitë që i ka Amerika për Ballkanin “, ka thënë Kelmendi.

Në këtë intervistë për emisionin “Ekonomi”, Ramiz Kelmendi ka folur edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh si dhe për pengesat e tij, për të investuar në Tiranë. /Telegrafi/