Kelmendi: Riza Salihu është atentatori i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Njeriu që ka të shkruar një libër për atentatin, që ka treguar me emër e mbiemër se kë e sheh si atentator, është dëshmitar i rastit.
LEXO PO ASHTU: Donika Gërvalla: Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, në dosjen e atentatit të vitit 1982
Në një intervistë për gazetën Tribuna ai nuk ka përmendur emra të njerëzve që mund të jenë të përfshirë në vrasjen e tre heronjve, përpos Riza Salihut, derisa ka thënë se intervistimi i fundit nga organet gjermane i ka ndodhur hiq më larg se para një viti, duke konfirmuar kështu vazhdimin e hetimeve.
Kelmendi ka vlerësuar paraqitjen e fundit të vajzës së heroit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvallës, derisa ka treguar detaje të funksionimit të atëhershëm të diasporës shqiptare.
Megjithatë, njeriu që di shumë rreth vrasjes nuk është optimist se drejtësia do të vihet në vend /Tribuna/







































