LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi reagon pas suspendimit nga Trepça ’89: Akuzat për ne janë trillime

Kelmendi reagon pas suspendimit nga Trepça ’89: Akuzat për ne janë trillime

Trepça ’89 ka suspenduar tre futbollistët e saj Shend Kelmendin, Argjend Mustafën dhe Festim Krasniqin.

Klubi në një reagim ka treguar edhe arsyejen që qoi deri te suspendimi i këtyre futbollistëve.


Minatorët i kanë akuzuar tre lojtarët e lartpërmendur për tolerim të ndeshjeve.

Për këtë ka reaguar edhe sulmuesi prishtinas Shend Kelmendi që është i huazuar te 89-shi nga Skënderbeu.

“Natyrisht që isha i paraparë për formacionin e ndeshjes së radhës me Gjilanin në Gjilan. Me që jam nga Prishtina, së bashku me shokët Argjend Mustafa e Festim Krasniqi kemi dal që ekipin ta presim tek Viva Fresh në dalje të Prishtinës, rrugës për Gjilan ku kemi takuar edhe dy anëtarë të klubit”.

“Pasi kemi hipur në autobus, përfaqësuesi i klubit na ka urdhëruar të zbresim meqë nuk jemi pjesë e ekipit për ndeshjen në Gjilan. Si shkak i kësaj ishte se ne ishim pjesëmarrës në trukimin e ndeshjes me Gjilanin dhe veprimet tona ishin në kundërshtim me rregulloren e klubit”.

“Unë Shend Kelmendi, nën përgjegjësi morale e materiale i deklarohem klubit dhe opionionit të gjerë se këto trillime janë të nivelit të ulët të klubit me nam, sepse kurrë në karrierën time prej futbollisti s’jam marrë me gjëra të pandershme në lojën e futbollit e shpresoj se nuk do të më tradhtojë mendja që një gjë të tillë ta bëjë në jetën time”, ka shkruar ndër tjera Kelmendi. /Telegrafi/