Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi konsideron se askush nuk ka të drejtë të shprehë mendimin personal për një çështje e cila dëmton seriozisht raportet tona me një shtet tjetër, pa pasur konsensus politik mes akterëve, dhe pa pasur konsultime për një qëndrim.

“Mos harroni, një miqësi e ndërtuar me shumë mund nga liderët dhe politikanët e kaluar ndër vite, dekada dhe shekuj, nuk guxon të dëmtohet nga askush i sotëm, duke i sjellur raportet e shtetit tonë në pikën zero dhe duke na lënë së qëndruari të izoluar”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, përcjell Telegrafi.

Reagimi i deputetit të LDK-së vjen pasi ministri Pal Lekaj i është përgjigjur ambasadorit të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Zvicra po investon në ndërtimin e ujësjellësve të Kosovës, kurse Kosova po investon në veteranë të rrejshëm.

Siç kanë raportuar mediat, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili njiherit është edhe nënkryetar i AAK-së ka deklaruar se ‘Sikur t’isha ai që marr vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit ambasadorit të Zvicrës”.

Lekaj takohet me ambasadorin zviceran, thotë se deklarata e tij është keqkuptuar Lekaj takohet me ambasadorin zviceran, thotë se deklarata e tij është keqkuptuar

Gjithsesi, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.

Sipas një njoftimi për media, ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të deputetit Ramiz Kelmendi:

Betejë e madhe politike për ta izoluar Kosovën nga jashtë dhe nga brenda

Të kaluarën e hidhur nuk mund ta harrojmë, sepse çdo vit kemi përkujtime për dëshmoret, viktimat e luftës, dëmet, masakrat, pra nuk kemi si të harrojmë sakrificën për çlirimin që na e sollën SHBA-të dhe Bashkësia ndërkombëtare, të ndihmuara nga forcat tona intelektuale dhe politike të paqes në njërën anë dhe në anën tjetër heronjtë, dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

Po që se në paraqitjet para qytetarëve, në opinione publike dhe media të shkruara dhe elektronike tentojmë të shtrembërojmë të vërtetën, jo për ata që kanë qenë mbi moshën 14 vjeçare në kohën e fillimit të bombardimeve, por edhe për ata që kanë lindur dhe janë rritur në shtetin e pavarur të Kosovës duke tentuar për ndërrim pozitash se kush ishte dhe është kryesori e kush ndihmësi, duke tentuar të orientojmë qytetarët se jemi liruar vetë me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-së, kjo atëherë tingëllon mirë për veshin e brendshëm, por tingëllon keq për veshët e miqve tanë nga jashtë. Qytetarët e Kosovës në të gjitha përkujtimet janë falënderues për të gjithë ata që morën armën, humbën jetën, mbetën të plagosur, duke i shpallur heronj, dëshmorë dhe veteranë.

Bashkësia ndërkombëtare është prezent këtu me ambasadat e veta, të përfaqësuara nga ambasadorët. Pra, ata të cilët janë më meritorët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kanë obligim të shprehin mendimet e veta për të gjitha çështjet që ndodhin në skenën politike, juridike, ekonomike, kulturore në Kosovë. Për ne tingëllon mirë kur ambasadori amerikan në Beograd ia thotë troç qeverisë zyrtare atje, se Kosova është e pavarur, Kosovën duhet ta pranoni si shtet dhe t’i përmirësoni marrëdhëniet fqinjësore.

Haliti e quan të "sëmurë" deklaratën e Lekajt për ambasadorin zviceran - Pali është Pal Haliti e quan të "sëmurë" deklaratën e Lekajt për ambasadorin zviceran - Pali është Pal

Por, shtrohet pyetja tani; Çka po ndodhë në Kosovë! Kemi arritur në një izolim ndërkombëtar të jashtëm duke mos na dhënë viza për SHBA, duke ofenduar me shumicë komisionerët në Bruksel, duke ofenduar edhe burrë-shtetasit që mbështesin korrigjimin e kufijve dhe ky izolim po i kushton Kosovës, në fushën e njohjeve duke u shfuqizuar ato, më pas, në fushën e avancimit miqësor me shtetet e EU-së dhe shtetet tjera, në fushën ekonomike për të promovuar benifitet që ka Kosova.

Pra, kësaj çështjeje të izolimit të jashtëm po fillojmë t’i bëjmë edhe izolimin e brendshëm duke ju treguar diplomatëve që vijnë në Kosovë dhe ambasadorëve se si duhet të sillen, çfarë duhet të flasin etj.

Andaj, nisur nga këto probleme serioze që po ia krijomë vetes dhe shtetit tonë, dua t’ju rikujtojë të gjithëve në skenën politike të Kosovës, se askush nuk ka të drejtë të shprehë mendimin personal për një çështje e cila dëmton seriozisht raportet tona me një shtet tjetër, pa pasur konsensus politik mes akterëve, dhe pa pasur konsultime për një qëndrim.

Mos harroni, një miqësi e ndërtuar me shumë mund nga liderët dhe politikanët e kaluar ndër vite, dekada dhe shekuj, nuk guxon të dëmtohet nga askush i sotëm, duke i sjellur raportet e shtetit tonë në pikën zero dhe duke na lënë së qëndruari të izoluar.

Mos harroni, edhe diplomatët në Kosovë kanë miqësi mes shteteve të tyre e sidomos ata të BE-së, nuk e pranojnë lehtë fjalën politike duke thënë atë që ja dikush, këtij sot e do ma thotë mua nesër. /Telegrafi/