LAJMI I FUNDIT:

Lekaj takohet me ambasadorin zviceran, thotë se deklarata e tij është keqkuptuar

Lekaj takohet me ambasadorin zviceran, thotë se deklarata e tij është keqkuptuar

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.

Sipas njoftimit për media, ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.


“Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, ministri Lekaj ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës.

Ndërsa sipas njoftimit, Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se sipas tij çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

“Ai shprehu keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori