LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: AAK ende pa qëndrim për dorëzimin e mandatit të deputetëve

Kelmendi: AAK ende pa qëndrim për dorëzimin e mandatit të deputetëve

Ditëve të fundit është folur se deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mund të heqin dorë dhe ta dorëzojnë mandatin prej deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, ka pohuar se një çështje e tillë është duke u diskutuar brenda AAK-së, por sipas tij ende nuk ka një vendim përfundimtar.


“AAK është duke diskutuat çështje te tilla por nuk është marrë vendim përfundimtar, AAK qëndron në faktin se në rrugën e realizimit të qëllimeve të saj. AAK është në kërkim të gjetjes së metodave të reja të cilat do të ndikojnë në pozitë,në  pushtetin aktual që të reflektojë dhe të tërhiqet nga veprimet e tilla e të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kelmendi.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo çështje është diskutuar edhe me dy partitë tjera opozitare dhe pavarësisht vendimit, opozita mbetet e bashkuar në qëllimet e saj.

“AAK e ka paraqitur këtë çështje edhe opozitës dhe së bashku mund të shkohet në një qëndrim të ardhshëm. Është duke u diskutuar me opozitën, ka mundësi që të harmonizohet një vendim i përbashkët. AAK është subjekt i pavarur në nxjerrjen e veprimeve dhe qëndrimeve, nuk kemi qëndrim përfundimtar akoma. AAK i takon opozitës së bashkuar, nuk heq dorë nga pikëpamjet për të cilat jemi bashkuar, ne vazhdojmë rrugën më tej”.

Kelmendi ka thënë se “pushteti duhet të reflektojë dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se për një deputet mund të jetë e dhimbshme dhe ndjenjë jo fort e mirë të dorëzosh mandatin por sipas tij interesi i shtetit është para atij individual.

“Kur është interesi i shtetit, sovranitetit, ruajtjes së një gjëje më madhore. Intereset individuale nuk kanë rëndësi ose vlerë.  Ai që e ka fituar këtë mandat, ka dëshirë të mbajë atë por është diçka më madhore, janë këto dy marrëveshje për të cilat jemi të mendimit se nuk po ecet në rrugën e duhur e jemi dëshmitarë se  që shtatë ose tetë muaj flitet për to”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se nëse deputetët e dorëzojnë mandatin e tyre, ata nuk mund të zëvendësohen.

“Nuk mund të zëvendësohen, nëse një parti merr qëndrim në tërësi të tërhiqet, nuk zëvendësohen, varet se si do të reflektojë Qeveria dhe Kuvendi. Nëse pozita mendon se mund të ecë pa opozitën, jam I bindur se populli i Kosovës do ta dënojë”.

Kelmendi ka shtuar gjithashtu se në rast të ftesës së presidentit të ri në ardhje Hashim Thaçi për dialog, kjo çështje duhet të shihet edhe në një anë tjetër.

“Në çfarëdo situate, unë bisedoj se dialogu është i mundshëm  por në rastin konkret kemi një çështje tjetër pasi ne kemi dërguar zgjedhjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Kushtetuese”.

Ai është shprehur se nuk ka mbetur zgjedhje tjetër mes opozitës dhe pozitës pos asaj të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërsa për opozitën, Kelmendi ka thënë se opozita është bashkuar për dy çështje shumë të rëndëishme për Kosovën.

“Ne jemi bashkuar me VV në çështje që mendojme se janë madhore për Kosovën, opozita e bashkuar është ajo që ka kërkuar që të ndalet Asociacioni. Me opozitën, AAK ka gjetur pajtueshmëri në dy çëhstje jetike për Kosovën”.

Në fund, anëtari i Kryesisë së AAK-së ka folur edhe për djegien e veturave të zyrtarëve të ndryshëm duke thënë se këtë punë duhet ta zgjidhë Policia dhe Prokuroria.

“Këtë çështje duhet të ja lëmë Policisë dhe Prokurorisë të bëjnë hetimet e tyre dhe të gjenjë kryesit e veprave penale. Kemi të bëjmë me vepra penale dhe këto vepra duhet të dënohen nga organet e shtetit, Gjykata duhet ta thotë fjalën e vet”.

Ai ka thënë se prapa këtyre veprimeve nuk qëndron opozita.

“Policia duhet ti kapin këta njerëz dhe të japin përgjegjësi penale mirëpo nuk mundemi të akuzojmë opozitën që ka karakter paqësor. Opozita ka thirrur protesta gjithëpopullore, jam i bindur se në këto protesta do të ketë demonstrim shumë të fuqishëm në mënyrë paqësore”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori