Kelly Osbourne ka folur hapur për kritikat që ka marrë për pamjen e saj, duke i quajtur trollët që shpërndajnë komentet negative “mizorë”.

Vajza e të ndjerit Ozzy Osbourne dhe Sharon Osbourne mori pjesë në BRIT Awards në Mançester për të marrë çmimin për Arritje Jetësore për babain e saj, i cili ndërroi jetë në korrik.


Përveç nderimit të Ozzy-t, Kelly u bë objekt i komenteve negative online për pamjen e saj, shkruan DailyMail.

Në një postim në Instagram Story, ajo ripublikoi një mesazh mbështetës nga Mia Tyler, vajza e Steve Tyler, duke theksuar rëndësinë e respektit ndaj të tjerëve dhe se dhimbja nuk duhet të shfrytëzohet si temë debati: “Pikëllimi publik nuk është pronë publike. Pikëllimi mund ta ndryshojë një person. Kjo nuk e bën trupin e tyre temë debati… Para se të komentosh për trupin e dikujt, merr në konsideratë mundësinë që ai/ajo po mban diçka më të rëndë se mendimi yt. Nëse ke energjinë për të komentuar, ke edhe energjinë për të qenë i sjellshëm”, shkroi Kelly.

Ajo shtoi gjithashtu se sulmet ndaj saj tregojnë mungesë karakteri: “Të më godasësh kur jam poshtë, të dyshosh në dhimbjen time dhe të përhapësh problemet e mia si thashetheme nuk tregon forcë, vetëm mungesë të thellë të karakterit. Nuk do të lejoj të dehumanizohem në këtë mënyrë”.

Kelly është kritikuar më parë për humbjen e saj të peshës, por ajo mohon përdorimin e injeksioneve për humbje peshe.

Në BRIT Awards, ajo shkëlqeu me një fustan të zi dhe xhaketë, duke e mbajtur ngrohtë në qilim, ndërsa nënës së saj, Sharon, zgjodhi një kostum të zi me tre pjesë.

Së fundmi, pjesëmarrja e Kelly-t në ngjarje publike, përfshirë Javën e Modës në Londër, ka ngritur shqetësime për shëndetin dhe mirëqenien e saj, teksa ajo dukej dukshëm më e dobët gjatë prezantimeve të fundit.

Megjithatë, Kelly po tregon forcë dhe guxim në publik, duke u mbajtur krenare në nder të babait të saj. /Telegrafi/