Përkundër sfidave të prodhimit, objektivë kryesore e KEK-ut nga viti 2009 ka qenë dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon. KEK, tashmë ka hyrë në fazën përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore e që kapin shumën prej mbi 50 milion euro, kryesisht nga mjetet vetanake.
Siç njofton KEK-u, në ish deponinë e vjetër të hirit të TC-Kosovës A, që nuk përdorët tash e disa vite dhe që ka një hapësirë prej rreth 250 hektarësh është akumuluar hiri që nga fillimi i viteve të 60-ta. Përkundër faktit se kjo ish-deponi e hirit është e trashëguar, KEK-u në mesin e projekteve për përmirësimin e mjedisit është ne finalizim të trajtimit edhe të kësaj ish-deponie.
Deri më tani projekti për rikultivimin e kësaj deponie ka arritur të dizajnojë dhe mbulojë me djerrinë afer 243 hektarë, ndërsa, në sipërfaqen e mbetur prej 20 hektarëve është bërë dizajnimi dhe tani kemi intensifikuar punimet për fazën e mbulimit me djerrinë e cila parashihet të përfundojë ne afatin optimal, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Përndryshe, si rezultat i punës së bërë gjer më tani, përveç që shihet qartë ndryshimi në fotot e paraqitura, kjo gjendje vërtetohet edhe nga matjet e realizuara në baza të rregullta, niveli i pluhurit përreth ish deponisë se hirit, është zvogëluar (shih diagramin me poshtë) dhe është brenda kufijve të lejuar me ligj.
Si rezultat përfundimtar, një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtine, është duke u ri-kultivuar dhe po shndërrohet në një zonë të gjelbër, njofton KEK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona