LAJMI I FUNDIT:

KEK-u nuk është në kolaps energjetik, duhet menaxhim më i mirë

KEK-u nuk është në kolaps energjetik, duhet menaxhim më i mirë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të KEK-ut (SPEK) të udhëhequr nga Izet Mustafa, të cilët e njoftuan atë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen ata gjatë punës së përditshme.

Kryeministri u tha sindikalistëve të KEK-ut se ata duhet të jenë në krye të detyrës që të mos dështojnë me furnizim të qytetarëve me energji elektrike.


Ai u tha sindikalistëve se koha që shpenzohet për energjinë nuk është kohë e humbur dhe se temat që lidhen me KEK-un dhe atë trevë nuk do të neglizhohen nga Qeveria që ai drejton.

Sindikalistët u shprehën se KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë. /Telegrafi/