Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se në KEK nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Në fakt, KEK-u ka pasur një problem teknik në vetëm një njësi e cila pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Përmes një komunikate për media KEK-u njofton se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, si pasojë e rritjes së shpenzimit të ujit në njësinë B-2, kjo njësi është nxjerrë nga operimi. Tutje, ekipet e ekspertëve të KEK-ut menjëherë janë mobilizuar dhe janë duke dhënë maksimumin për të sanuar rrjedhjen e ujit dhe kthimin e kësaj njësie në punë gjatë ditës së nesërme, si pasojë deri nesër edhe Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike.

Për më tepër, në vazhdën e bashkëpunimit që kemi më Korporatën Energjetike Shqiptare për shkëmbimin e energjisë elektrike, KEK-u menjëherë ka siguruar nga KESH-i gjysmën e energjisë (100 megaëat) e cila është dashtë të prodhohet nga kjo njësi. Ndërkohë që pjesa tjetër e konsumit duhet të sigurohet nga kompania përgjegjëse për furnizimin e qytetarëve me këtë produkt.