Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella prej ditësh ka nisur pushimet dhe si destinacion kësaj radhe ka zgjedhur Zanzibarin në Tanzani.

Ndonëse nuk ka zbuluar se kush po e shoqëron, modelja nuk i ka lënë anash postimet që nxisin imagjinatën e admiruesve të saj.


Edhe në imazhet e reja që solli në llogarinë e saj të Instagramit, modelja bionde u paraqit në super formë duke rrëmbyer vëmendjen përmes linjat mahnitëse të trupit.

308310643 125760036913478 8337497820082074046 n Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Kejvina ka pozuar për disa foto të reja joshëse e veshur me bikini me printe tigri me ngjyra bardhë dhe zi teksa dukej më në formë se asnjëherë më parë.

Bukuroshja nga Shqipëria u kujdes që fiziku i saj të ishte në planë të parë dhe fansat e saj ishin të menjëhershëm me reagimet e tyre në hapësirën e komenteve.

309503779 1294816401327874 3026759533208276851 n Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Ndonëse imazhet u realizuan pranë bregdetit, modelja i kushtoi rëndësi edhe makijazhit të theksuar teksa flokët e shkurtër dhe të valëzuara ia kompletonin dukjen atraktive.

309433158 768657767547344 1432991526033497469 n Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Ndryshe, Kejvina e cila mori famë me paraqitjen në emisionin “Gjashtë ditë pa Ermalin” të moderatorit Ermal Mamaqi ka kohë që nuk është bërë pjesë e një projekti televiziv.

Përveç paraqitjeve në rrjete sociale dhe promovimin e markave të ndryshme, modelja ka munguar në televizion. /Telegrafi/