LAJMI I FUNDIT:

Keira Knightley vishej me Chanel çdo ditë në karantinë

Keira Knightley vishej me Chanel çdo ditë në karantinë

Çfarë keni veshur gjatë karantinës? A keni jetuar në dollakë dhe bluza të gjera, apo në tutat tuaja më komode, më të lehta?

Epo, Keira Knightley asnjëherë nuk pushoi së veshuri në mënyrën më të mirë edhe gjatë ditëve më të errëta të pandemisë, duke veshur Chanel çdo ditë – nga koka te këmbët.


“Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vendosëm që të na lejohej të vishnim vetëm fustane”, tha aktorja duke kujtuar se si familja e saj argëtoi veten gjatë ditëve të para të bllokimit të parë në Londër.

“Unë vendosa buzëkuq të kuq çdo ditë, dhe çdo veshje Chanel që kisha në dollapin tim, dhe vajza ime kishte shirita Chanel të gërshetuara në flokët e saj dhe krahët e zanave”.

Knightley ka dy vajza – Edie 6-vjeçare dhe Delilah 1-vjeçare, me ish-rokerin James Righton, i cili u lejua të bashkohej në argëtim vetëm kur kishte veshur një nga “koleksionet e tij të kostumeve Gucci”, sipas aktores.

“Mendova, ‘Ç’ kuptim kanë këto gjëra të bukura të vendosura në gardërobë, kur ndihet mjaft apokaliptike dhe e frikshme jashtë?’ Ndihej kaq e rëndësishme të isha vërtet e lumtur për fëmijët!”, shpjegoi Knightley.

Ylli i “Piratët e Karaibeve” ka një marrëdhënie të gjatë me Chanel, pasi ka luajtur në fushatat e etiketës luksoze që nga viti 2007 dhe i ka veshur rrobat e markës në tapeta të shumtë të kuq gjatë viteve, madje edhe në dasmën e saj në vitin 2013 me Righton. /Telegrafi/