Për pensionistin Ramadan Krasniqi, jeta në fshatin e tij tani ka marrë kuptimin e duhur. Ish-dispeçeri në Mihjen Sipërfaqësore në Bardh, ka thënë se tani problemet energjetike nuk ekzistojnë më. Ai punon në kopshtin e tij pa problem dhe përdor pa frikë pajisjet elektrike.
“Rryma ka qenë tepër e dobët dhe prishjet tepër të mëdha. Kemi pasur pengesa për përdorimin e pajisjeve elektrike, shpesh na digjeshin ato. Tani gjithçka është e re. Trafo e re, shtyllat dhe orët e reja digjitale, dhe për ne çdo gjë është në rregull. Me vendosjen e orëve matëse nëpër shtylla, edhe keqpërdorimi i energjisë elektrike nuk ekziston më”, ka thënë Krasniqi.
Pos tij, falë projekteve të realizuara nga KEDS-i, banorët të cilët jetojnë në zonat përreth termocentraleve do të kenë shërbime shumë më kualitative. Këto investime të radhës në rrjetin energjetik i kanë ndjerë banorët e fshatrave Dardhishtë e Sibovc të komunës së Obiliqit.
Me punët që janë bërë këtu, është rritur siguria e konsumatorëve dhe me vendosjen e kabllove bistekë për tension të ulët janë zvogëluar edhe humbjet teknike.
Në fshatin Sibovc janë vendosur dy trafoshtylla me fuqi të transformatorit 100 dhe 160 kVA, që kanë rritur dukshëm tensionin energjetik dhe kanë krijuar stabilitet energjetik. Gjithashtu janë vendosur edhe 67 shtylla të tensionit të ulët, 25 shtylla të tensionit të mesëm, 4930 m rrejt i tensionit të ulët dhe 1232m rrjet të tensionit të mesëm. Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti është 60.
Edhe për ata që merren me biznes ky investim ua ka lehtësuar shumë punën. Njëri ndër ta është Amer Mexhuani, i cili ka një stallë lopësh, ku i nxjerr rreth 200 litra qumësht në ditë, dhe thotë se me këtë investim tash rryma është e sigurt.
“Si fryjke era u nalke rryma dhe nuk mujshim me i përdor makinat për mjelje, qe besa edhe tamli na u prishke. Tash çdo mahallë e ka trafon e vet dhe shtyllat krejt të reja e me këtë është përforcu shumë rryma dhe gjithçka po shkon më lehtë” ka thënë Mexhuani.
Pas përfundimit të projektit në fshat janë demontuar edhe shtyllat e vjetra që kanë qenë nëpër prona private dhe janë zhvendosur përreth rrugëve të lagjeve.
Fshati tjetër që shtrihet rrëzë termocentralit “Kosovës A”, është Dardhishta, ku me investimet e KEDS-it gjendja energjetike ka ndryshuar krejtësisht për të mirë.
Gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt është bërë implementimi i 77 shtyllave të tensionit të ulët, 37 shtylla të tensionit të mesëm, 9015 m rrjet i tensionit të ulët, 4360 m rrjet i tensionit të mesëm dhe gjithashtu janë vendosur 2 trafoshtylla me fuqi të transformatorit 160 dhe 400 kVA.
Nga realizimi i këtij projekti kanë përfituar 122 familje në fshat.
Shtyllat ishin të vjetra 45 vjet dhe nuk kishte shtëpi që nuk i ishin djegur instalimet elektrike nga prishjet që ndodhnin në rrjet.
Me investimin e ri banorët janë mjaft të kënaqur dhe falënderojnë të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti.
“Me investimin që ka bërë KEDS-i jemi shumë të kënaqur dhe tani me vendosjen e trafove të reja, frikën e kemi zero dhe për këtë falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në këtë investim”, ka thënë Avdyl Gërguri, punëtor i KEK-ut.
KEDS do të vazhdojë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë me standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj