0Shares

Pas publikimit të stories së RTV Dukagjini dhe të botuar edhe në portalet kryesore në vend me titull “Gruas që i ranë djali dhe burri dëshmorë në luftë i ndalet pensioni për faturat e rrymës”, ka reaguar KEDS-i duke sqaruar se ata kanë një kujdes të shtuar për konsuamtorët që u subvencionohet pagesa e rrymës nga Qeveria.

Sqarimi i plotë i KEDS-it

KEDS/KESCO dëshiron të sqarojë se, para dërgimit të secilës lëndë tek Përmbaruesit Privat, kujdesin më të shtuar e ka tek konsumatorët të cilët janë në listën e subvencionimit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

MPMS çdo vit i dërgon KEDS/KESCO- s listën e përfituesve të energjisë elektrike për të gjitha skemat e rasteve sociale. Për të gjitha këto raste kalkulohet subvencioni për shpenzimin vjetor sipas normave dhe dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njëkohësisht të gjitha rastet nga lista evidentohen në sistemin tonë dhe për këto raste trajtohen ndaras konsumatorëve tjerë.

Gruas që i ranë djali dhe burri dëshmorë në luftë i ndalet pensioni për faturat e rrymës (Video) Gruas që i ranë djali dhe burri dëshmorë në luftë i ndalet pensioni për faturat e rrymës (Video)

KEDS/KESco jo vetëm nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë, as dhënien e urdhrave të tillë nuk e ka në kompetencë, por as nuk e ka mundësinë t’ia ndalë pensionin apo të ardhurat askujt. Të njëjtën kohë, nuk ka mundësi që të urdhërojë askënd të bëjë ndonjë veprim të tillë. Përmbaruesit Privat janë të licencuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është në kompetencë të tyre marrja e veprimeve përmbarimore konform dispozitave ligjore (përgjegjësi para ligjit për secilin veprim), që për secilin veprim përmbarimor është dashur të drejtoheni tek përmbaruesi ( Ministria e Drejtësisë, Oda Përmbarimore) për të zbuluar të vërtetën jo për të bërë dezinformata qëllim këqija.

KEDS/KESCO shpreh keqardhjen e thellë pse një Nënë dhe Grua dëshmori është gjendur në një situatë të tillë. Kompania e sqaron edhe njëherë se nuk figuron në listën e rasteve sociale apo familjeve të dëshmorëve të dërguar nga MPMS.

KEDS/KESCO ka mbi 500 mijë konsumatorë dhe nuk ka se si ta dijë për rastet specifike nëse ato nuk janë në listat sociale apo familjet e dëshmorëve. Para se t’i drejtohet gishti dikujt, është obligim moral (PROFESIONAL) i secilit, duke përfshirë edhe gazetarët, që raste të tilla ti drejtojë tek organet kompetente për të përfituar nga skemat që ofron shteti i Kosovës.

Nëna e nderuar do të duhej të ishte në listën e përfituesve si familje e dëshmorëve. U takon gazetarëve të hulumtojnë pse nuk është. KEDS/KESCO nuk e ka në kompetencë krijimin e listave apo plotësimin e tyre. Kompania vetëm i pranon ato nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe i zbaton në përpikëri.

I lusim të gjitha mediat që rastet e tilla t’i hulumtojnë me kujdes të shtuar para raportimeve , të del në pah e vërteta e plotë të mos shkelet kredibiliteti i kompanive dhe të mos luhet me ndjenjat e njerëzve në raste të tilla të ndjeshme. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)