Çarshia e Gjakovës, që njihet një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore, me një arkitekturë të ndërtimit të stilit tradicional, ka qenë cak i një investimi kapital të KEDS-it me një kosto jashtëzakonisht të lartë, që kap shifrën prej mbi 320 mijë euro. Punët e kryera këtu i janë përshtatur edhe arkitekturës së ndërtimit të këtij kompleksi kulturoro-historik. Projekti ka marrë fund në tetor të këtij viti.
Në këtë projekt, që ka qenë edhe kërkesë e vet komunës së Gjakovës, janë vendosur ormanet e tensionit të ulët që kanë zëvendësuar shtyllat e drurit rreth 50 vjet të vjetra, që kanë qenë në gjendje shumë të keqe dhe të kalbura. I gjithë rrjeti elektrik ajror është zëvendësuar me atë nëntokësor.
Të gjithë ata zejtarë e tregtarë të cilët zhvillojnë veprimtaritë e tyre në Çarshi, janë mjaft të kënaqur me ndryshimet në rrjetin energjetik që ua ka bërë KEDS-i.
Për Gëzin Golën, zdrukthëtar me profesion, heqja e shtyllave të vjetra, jo vetëm që ka larguar rrerzikun, por edhe ka zbukuruar Çarshinë.
“E kanë kënaq, kanë hequr të gjithë telat dhe shtyllat e vjetra dhe kanë largu edhe rrezikun dhe na kanë zbukuru Çarshinë”, ka thënë Gola.
Ormanat e ri të tensionit të ulët që janë vendosur në Çarshi, janë punar enkas në fabrikë vetëm për këtë projekt, duke iu përshtatur mjedisit dhe arkitekturës së vjetër të vet Çarshisë të qytetit të Gjakovës.
Gjatë punimeve në këtë projekt janë hapur 6,494 m gjatësi kanal kabllovik, janë shtrrirë 1968 m kabllo nëntokësore të tensionit të mesëm, dhe 22,710 m kabllo nëntokësore të të tensionit të ulët, gjithashtu janë hapur edhe 53 puseta si dhe 49 ormana të tensionit të ulët.
Edhe pronari i kafiterisë “Amichi” në Çarshi, Jahja Kërleshi, më nuk do të ketë pengesë në punë nga shtylla që kish mu para lokalit të tij.
“Ky investim nga KEDS-i ka qenë më se i domosdoshëm. Një shtyllë e vjetër para lokalit më pengonte në punë. Telat e vjetra dukeshin si merimanga dhe paraqisnin rrezik të madh. Me investimin e KEDS-it është hequr edhe rreziku dhe punën e kemi më të lehtë,” ka thënë Kërleshi.
Edhe zyrtarët komunalë të Gjakovës kanë fjalë të mira për punët e zhvilluara këtu nga KEDS-i. “Ky investim, më i qëlluari I KEDS-it, i ka shtuar hijen qytetit dhe në të njëjtën kohë ka larguar rrezikun përgjithmonë”, kështu thotë Bekim Kurshumlia, me profesion stomatolog.
Bekimi është ndeshur me dy shtylla të ngjitura njëra me tjetrën para ordinancës së tij dhe rrejti i vjetër i vinte nga fqinji përmbi kulmin e tij, dhe kjo i paraqiste atij problem mjaft serioz. Me largimin e shtyllave dhe instalimin kabllor nëntokësor u zgjodh edhe problemi për Bekimin.
“U lirua hapësira, u largua edhe rreziku, dhe nga ana estetike është shumë më mirë”, përfundon Kurshumlia.
Me investime në Gjakovë është ndarë e kënaqur edhe kryetarja në shkuarje e Komunës, Mimoza Kusari- Lila. Ajo gjatë dy vjetëve të fundit i ka ndarë dy mirënjohje KEDS-it për investime në Gjakovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert