LAJMI I FUNDIT:

KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet e Kosovës

KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet e Kosovës

Ekipet e KEDS sot kanë finalizuar projektin për instalimin e daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, për realizimin e këtij punimi është ndalur dalja nga ku furnizohen këto institucione dhe konsumatorët e kësaj daljeje.


Me realizimin i këtij projekti këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie. /Telegrafi/