Kryeshefi ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me të cilin u diskutua situata aktuale e furnizimit me energji elektrike, me fokus te bizneset.
Kriza energjetike e cila ka prekur edhe Ballkanin, ka bërë që siguria e furnizimit me energji elektrike të jetë mjaft sfidë për institucionet që janë pjesë e hallkës zinxhirore elektro-energjetike. Kësisoj, KEDS është duke realizuar takime informuese ndër institucionale me akterë të ndryshëm në vend, me qëllim që të gjendet zgjidhje për tejkalimin e kësaj krize.
Përgjatë takimit, Dogan tha se sa i përket anës së KEDS-it, janë bërë përgatitjet e nevojshme për dimër mirëpo sfidë do të jetë importi i energjisë, që sipas tij, çmimi ka arritur shifra rekorde në tregjet ndërkombëtare.
“Sa i përket rrjetit elektrik, KEDS si çdoherë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në terren. Janë ndërmarrë veprime konkrete të cilat do të mundësojnë shpërndarje të mirëfilltë të energjisë deri tek konsumatori. Mirëpo, kriza energjetike sigurisht që ka prekur edhe Kosovën. Çmimi i importit të energjisë është shumëfishuar derisa furnizimi gjatë dimrit do të ndikohet nga shumë faktorë. Shfrytëzimi i energjisë për ngrohje dhe rritja e vazhdueshme e kërkesës për energji, rrjedhimisht nevoja për import më të lartë, do të jenë ndër sfidat kryesore këtë dimër”, tha Dogan.
Ndërkaq, Rukiqi shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar, në mënyrë që kjo krizë të tejkalohet sa më lehtë dhe pa pasoja për bizneset.
“Ne si Odë, gjatë kësaj kohe, do të jemi në koordinim të vazhdueshëm dhe komunikim të përditshëm me bizneset, për t’i informuar me rrjedhën e furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që ata sa më pak të afektohen në veprimtaritë që ushtrojnë”, tha Rukiqi.
Në përfundim të këtij takimi, KEDS dhe Oda Ekonomike e Kosovës u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin e deritanishëm dhe bashkërisht edhe me institucionet tjera që janë pjesë e hallkës energjetike, të shqyrtohen të gjitha propozimet dhe rekomandimet në mënyrë që kriza të tejkalohet me sukses.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre