LAJMI I FUNDIT:

KEDS dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës diskutojnë për gjetjen e mundësive për tejkalimin e krizës energjetike

KEDS dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës diskutojnë për gjetjen e mundësive për tejkalimin e krizës energjetike

KEDS po vazhdon avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Odat Ekonomike në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, priti në takim informues edhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, me të cilin diskutuan rreth gjendjes aktuale energjetike në vend.


“Gjatë takimit u diskutua nevoja për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve të përbashkëta, ndërsa u theksua rëndësia e gjetjes së mundësive për tejkalimin e krizës energjetike, veçanërisht te bizneset, në mënyrë që situata për to të jetë sa më e përballueshme.  Në këtë drejtim, ndër veprimet e para që do të ndërmerren ditëve në vijim, është organizimi i një tryeze me bizneset që do të shërbejë për informim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth situatës energjetike”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se udhëheqësit e KEDS dhe Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, u zotuan për projekte të përbashkëta, që avancojnë botën e biznesit dhe sektorin energjetik në Kosovë. /Telegrafi/