Aplikacioni eKesco, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë ka arritur këto ditë në 50 mijë përdorues.
I lansuar gjatë vitit të kaluar, ky aplikacion po u shërben gjithnjë e më shumë konsumatorëve, sidomos në këtë kohë, kur daljet nga shtëpia janë të kufizuara.
“Për ne është shumë e rëndësishme që eKesco po u gjendet pranë tashmë 50 mijë konsumatorëve duke ua lehtësuar nevojat për informata në shërbimet e furnizimit me energji elektrike, sidomos në këtë kohë pandemie. Me këtë tregohet që KESCO është e përkushtuar të jetë pranë konsumatorëve”, thotë Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë e Komunikimeve në KEDS/KESCO.
eKesco është duke iu ofruar shërbime të shumta konsumatorëve, ku pos pagesave që mund të kryhen përmes telefonit nga çdo vend i botës, ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet eventuale si pasojë e punimeve në rrjet dhe shumë informata të tjera.
Aplikacioni eKesco – mund të shkarkohet në telefonat e mençur dhe është pa pagesë. Përdoruesit e telefonave me sistem Android, këtë aplikacion mund ta shkarkojnë në PlayStore, ndërsa përdoruesit e telefonave iPhone mund ta shkarkojnë në AppStore.
Një udhëzues që u sqaron konsumatorëve se si të regjistrohen dhe ta përdorin këtë aplikacion gjendet në faqen e KESCO-s në internet.
Aplikacioni lejon disa persona të hapin llogari me njehsorin e njëjtë dhe një përdorues mund të ketë një ose më shumë njehsorë të regjistruar në llogari, sqarohet ndër të tjerash në manual.
KESCO është themeluar në janar të vitit 2015. Një nga reformat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse të sistemit energjetik në Kosovë, është edhe ndarja e Shpërndarjes dhe Furnizimit dhe KESCO është një nga ato reforma të cilat synojnë liberalizimin e tregut të furnizimit me energji elektrike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia