LAJMI I FUNDIT:

KDI reagon pas deklaratës së Kurtit dhe Rizvanollit: Të ndalen ndërhyrjet në punët e drejtësisë

KDI reagon pas deklaratës së Kurtit dhe Rizvanollit: Të ndalen ndërhyrjet në punët e drejtësisë

Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas deklaratave nga zyrtarë të LVV-së, lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

KDI thekson se deklaratat e tilla përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë ndaj Prokurorisë.


“Që nga arrestimi i djeshëm i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, mbi bazën e akuzave për korrupsion, janë intensifikuar deklarimet dhe akuzat nga eksponentë të partisë në pushtet ndaj sistemit prokurorial, e në veçanti Prokurorisë Speciale.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja Artane Rizvanolli, kanë akuzuar Prokurorinë Speciale për ndjekje selektive të rasteve të korrupsionit. Deklarimet sistematike të zyrtarëve më të lartë qeveritar përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë
Lexo po ashtu Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë

KDI shton se ndërhyrjet si këto, bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve.

“Është absurde që në njërën anë të kërkohet intensifikim i luftës kundër korrupsionit, e në anën tjetër, të sulmohet Prokuroria kur e njëjta ndjek penalisht afera korruptive ku potencialisht janë të përfshirë zyrtarë të emëruar apo që kanë lidhje me pushtetin.

Për më keq, atakimi i prokurorisë dhe mbrojtja e individëve partiak që po hetohen për raste të korrupsionit, është bërë edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Shfrytëzimi i foltores së Kuvendit për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e në veçanti duke shënjestruar udhëheqës të sistemit prokurorial, është i papranueshëm dhe duhet të ndërpritet menjëherë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI bënë të ditur se ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori