LAJMI I FUNDIT:

KDI: Kontratat emergjente, rrugë e shkurtë për shkelje në SHSKUK

KDI: Kontratat emergjente, rrugë e shkurtë për shkelje në SHSKUK

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur shkelje në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Përmes një komunikate, KDI njofton se përmes shkeljes së kontratës “Humbjet e parasë publike vlerësohen të jenë 59,920.00 EURO”.


“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) më datën 28 dhjetor 2020 kishte nënshkruar kontratë emergjente një burimore për furnizim me Heparin Natrium 20000 IU/mL, në ampula 1 m/L me kompaninë “Liri Med”. Vlera e kësaj kontrate ishte 119,000.00 euro me kohëzgjatje prej 3 muajsh. KDI ka gjetur se SHSKUK kishte shkelur kontratën në fjalë duke pranuar një produkt ndryshe nga ai që kishte kontraktuar, respektivisht Heparin Natrium amp. 25000 IU-5ml”, thuhet në komunikatë.

KDI po ashtu thotë se  po i njëjti institucion, më datën 24 nëntor 2020 kishte shpallur tenderin me procedurë të hapur për furnizim me barna nga Lista Esenciale, ku në Lot-in 29 kërkohej Heparin Natrium 20000 IU/mL, në ampula 1 m/L.

Sipas tyre, vlera e parashikuar për këtë lot ishte 42,800.00 euro.

“Lidhur me Lot-in 29, SHSKUK kishte pranuar vetëm një ofertë dhe atë nga “Liri Med”, i cili ofertoi me produkt ndryshe nga ai që ishte kërkuar, pra me Heparin Natrium amp. 25000 IU-5ml. Duke u nisur nga ky fakt, SHSKUK shpalli këtë ofertë si të papërgjegjshme me arsyetimin se operatori ka ndryshuar specifikat e produktit dhe mori vendim për t’a anuluar Lot-in 29.  Një arsye tjetër e anulimit ishte edhe fakti se oferta e operatorit kishte tejkaluar vlerën e parashikuar për këtë furnizim, e cila ishte 4.28 EURO për njësi”, thuhet në komunikatë.

KDI thotë se përkundër këtyre veprimeve që SHSKUK i kishte bërë vetëm një muaj më parë, i njëjti institucion përmes kontratës emergjente të lartëcekur, pranon furnizime jashtë specifikave të kontratës dhe atë me çmim dyfish më të lartë për njësi, 8.50 EURO.

“Me datën 13 janar 2021, KDI ka pranuar konfirmimin nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), se Heparin Natrium 20000 IU/mL, në ampula 1 m/L, nuk është i regjistruar dhe as i importuar zyrtarisht në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KDI-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori