LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon nga KQZ-ja decertifikimin e të gjithë kandidatëve që kanë probleme me ligjin

KDI kërkon nga KQZ-ja decertifikimin e të gjithë kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të decertifikojë të gjithë ata kandidatë që kanë probleme me ligjin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e djeshme ka diskutuar për decertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Kujtojmë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2008, parasheh që personat e shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit të mos kenë të drejtë të certifikohen si kandidatë për të garuar në zgjedhje. E drejta për tu zgjedhur e garantuar me Kushtetutë, në këtë rast mohohet për shkak të vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e KDI-së.


KDI më tej ka theksuar se nëntë vite nga miratimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ asnjëherë nuk ka bërë verifikime për kandidatët nëse i përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Tani po bëhen përpjekjet e para që listat e subjekteve politike të jenë më të pastra. Meqë rast, KQZ ka kërkuar nga Gjykatat themelore të Kosovës që të verifikojë 7068 kandidatë që janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale nëse janë dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. Prej tyre, gjykatat kanë gjetur se 86 persona janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.

Disa prej anëtarëve të KQZ-së kanë hezituar të marrin vendim për decertifikim të këtyre kandidatëve, duke u thirrur në natyrën e këtyre veprave dhe duke kërkuar që të njëjtat të ndahen në kategori. Pavarësisht nëse mund të ketë vërejtje në ligj, dhe si i tillë ka nevojë për ndryshme përmes reformës zgjedhore që për vite me radhë po zvarritet nga partitë politike, KQZ ka për obligim që ta zbatoj ligjin ashtu siç është dhe të mos kontestoj vendimet e gjykatave”, thuhet më tej në njoftim.

KQZ nuk është institucion ligjvënës që përmes vendimeve të saja të plotësoj dispozitat ligjore, e as institucion gjyqësor që të ri-verifikoj vendimet për veprat penale të kandidatëve. Prandaj i bëjmë thirrje KQZ-së që të respektoj ligjin dhe konform tij të marrë vendim për decertifikimin e të gjithë kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u certifikuar. Qytetarëve të Kosovës duhet ofruar lista të pastra prej kandidatëve që kanë probleme me ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori