LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon nga deputetët ta miratojnë Rregulloren e re të Punës së Kuvendit dhe Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

KDI kërkon nga deputetët ta miratojnë Rregulloren e re të Punës së Kuvendit dhe Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme pritet që, mes tjerash, të shqyrtojë në lexim të dytë Rregulloren e re të Punës së Kuvendit dhe Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga deputetët ta miratojnë Rregulloren në fjalë, dhe Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, pasi konsideron se këto akte janë shumë të rëndësishme për avancimin e standardeve demokratike të qeverisjes.


Kjo, duke përfshirë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike, si dhe përmirësimin e jetës parlamentare.

Rregullorja e Punës së Kuvendit është miratuar qysh në vitin 2010, nga legjislatura e tretë. Që prej atëherë përpjekjet për ta ndryshuar atë kanë dështuar në mungesë të konsensusit politik.

Draft-Rregullorja e re që pritet të miratohet në seancën e sotme, me ndryshimet e bëra, adreson në masë të madhe nevojat e tanishme të Kuvendit, duke e pëmirësuar jetën parlamentare.

Megjithatë sipas KDI-së, mbetet problematike mungesa e konsensusit politik të grupeve parlamentare për të vendosur rregulla më të avancuara në raport me mirëmbajtjen e punimeve të Kuvendit.

Sa i përket projektligjit për financimin e subjekteve politike, i njëjti është trajtuar prej tri legjislaturash në Kuvendin e Kosovës, por pa arritur të marrë epilogun e duhur.

“Ndonëse me një nguti në shqyrtimin në lexim të dytë, versioni i proceduar i projektligjit adreson kënaqshëm kërkesat e kamotshme të shoqërisë civile dhe partnerëve tjerë të Kosovës, si dhe është në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias në opinionin e saj të vitit 2018”, thotë KDI.

“Vlen të theksohet që të dyja këto akte kanë mundur të jenë edhe më të avancuara përmbajtësisht Megjithatë, si rezultat i kompromiseve politike mes partive parlamentare, në kuadër të Rregullores së re nuk është përfshirë sanksionimi i deputetëve që nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, ndërsa në kuadër të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike nuk është përfshirë raportimi dhe kontrolli financiar i shpenzimeve individuale të kandidatëve të subjekteve politike gjatë fushatave zgjedhore, por edhe disa çështje të tjera”.

“Sidoqoftë, duke pasur parasysh rëndësinë, nevojën dhe momentumin e përshtatshëm për miratimin, si të Rregullores ashtu edhe të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, KDI kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë ‘për’ këto dy pika të rendit të ditës”, thekson KDI.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori