LAJMI I FUNDIT:

KDI fton partitë politike të mobilizohen për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun

KDI fton partitë politike të mobilizohen për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) edhe një herë ka ftuar partitë politike parlamentare të mobilizohen për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi.

“Faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi është duke vazhduar me mungesë të theksuar të transparencës dhe pa koordinim të spektrit politik. Duke qenë se Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës, i cili në fund do të jetë përgjegjës për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare dypalëshe, KDI më 29 maj 2018 bëri thirrje për një seancë të jashtëzakonshme në të cilët do të debatohej për platformën shtetërore rreth dialogut”, thuhet në kumtesën e KDI-së, transmeton Telegrafi.


KDI shpreh mbështetjen për nismën e ndërmarrë nga grupi parlamentar i PSD-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe fton partitë politike parlamentare të mobilizohen për të  mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të ftuar këtë seancë.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të vullnetit të popullit nuk mund të shmangen nga përgjegjësitë që lidhen me të ardhmen e procesit,  ndërsa institucionet e tjera me veprimet e tyre nuk duhet të anashkalojnë rolin e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror”.

KDI thotë se “platforma e shtetit të Kosovës duhet të përcaktohet në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror përmes miratimit të një rezolute e cila do të përcaktojë edhe vijat e kuqe të Kosovës duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori