Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të cilën javën e kaluar në Shkup e nënshkruan kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, padyshim ishte ngjarje kryesore politike dhe diplomatike në ditët e fundit në rajon dhe natyrisht nuk e la Athinën indiferente, shkruan “Katimerini” në tekstin me titull “Ndryshim i ekuilibrit të Ballkanit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve, nga krijimi i IRJM-së në vitin 1991, janë zhvilluar në atmosferë të dyshimit, me atë që Sofja e para në vitin 1992 e njohu shtetin e ti nën emrin e tij kushtetues, por jo edhe ekzistimin e ‘kombit maqedonas’, sepse konsideron se elementi slloven i IRJM-së është pjesë e kombit bullgar”, shkruan gazeta.
Si rezultat i qëndrimit të palës bullgare se nuk ekziston “gjuhë maqedonase” ose histori e veçantë e popullit, pohon “Kathimerini”, “herë pas here janë shkaktuar tensione në marrëdhëniet bilaterale të cilat në vitet e fundit janë intensifikuar për shkak të iredentizmit në politikën e jashtme të Gruevskit”.
Gazeta komenton se pasionet midis dy vendeve “vëllazërore” në periudha janë frymëzuar në tema të ndryshme, siç janë kujt i takojnë Cirili dhe Metodi ose mbreti Samoil, të cilët përveç Ballkanit, vështirë se mund të pranohet si arsye për tensione.
“Shumë herë , me të vërtetë, Sofja në mënyrë të hapur i është ankuar Shkupit për politikën e re të iredentizmit dhe pretendimeve territoriale (Maqedonia e Pirinit), duke u kërcënuar se do ta bllokojë pranimin e vendit në NATO dhe BE”, shkruan “Katimerini”.
Sipas gazetës, në vitet e fundit, Bullgaria dhe Greqia janë gjendur në anë të njëjtë “që të luftojnë me nacionalizmin agresiv të Shkupit, zëdhënës i së cilës ishte Nikolla Gruevski me statujat e tij dhe anijet arkaike në Vardar, por pa, të paktën zyrtarisht, të krijohet “bosht antimaqedonas” midis Athinës dhe Sofjes.
“Tani, me nënshkrimin e marrëveshjes, për të cilën gjatë bisedohej, ‘u thye’ ‘fronti’ joformal greko-bullgar kundër nacionalizmit ekstremn të Shkupit. Greqia mbetet vetëm që të luftojë kundër ‘politikës irredentiste’ dhe shkeljes së ‘marrëdhënieve të mira fqinjësore’ nga ana e pushtetit të IRJM-së dhe kjo ‘vetmi’ e saj nuk shkon në dobi të manovrave të saj diplomatike lidhur me ngjarjet vijuese të lidhura me qëllimet euro-atlantike të shtetit fqinj”, komenton “Katimerini, njofton AIM.
Gazeta pastaj e citon drejtoreshën e tink-tenk programit “Këshilli Evropian për politikë të jashtme” dhe ish-zëdhënëse në MPJ-së bullgare Vesella Çerneva, sipas të cilës, nëse ekziston rezultat i drejtpërdrejt rajonal nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë, kjo është rritje e presionit ndaj Greqisë për qasje konstruktive, posaçërisht për pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
“Paradokohe kryeministri Borisov tentoi që ta qetësojë shqetësimin e Athinës, kur në takim në katër sy në Selanik me kolegun grek Alexis Tsipras, ku ishte i ftuar jashtë programit të seancës të qeverive të Greqisë dhe Serbisë, lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Shkupin e ka bindur se Bullgaria ‘do t’i respektojë ndjenjat e palës greke’”, pohon “Katimerini”.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, gjithsesi, nuk hiqen menjëherë dallimet shekullore midis dy palëve të cilët ende nuk dakordohen as për shenjtorët (Cirilin dhe Metodin), e as madje do të largohen retë në marrëdhëniet bilaterale. Në mesin e viteve të 90-ta Greqia dhe Shqipëria, gjithashtu, nënshkruan marrëveshje për miqësi, por marrëdhëniet e tyre ende po zhvillohen nga e keqja në më të keqe, konkludon “Katimerini”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'