LAJMI I FUNDIT:

Katër vajza në Tiranë dhurojnë spektakël për TikTok! Muzikë, shampanjë e kërcim në rrugë – E gjitha kjo iu kushtoi, policia tregon masat e ndërmarra

Katër vajza në Tiranë dhurojnë spektakël për TikTok! Muzikë, shampanjë e kërcim në rrugë – E gjitha kjo iu kushtoi, policia tregon masat e ndërmarra

Muzikë e lartë, shampanjë dhe më pas bllokim i trafikut në mes të rrugës. Kjo është atmosfera që krijuan katër vajza të reja në Unazën e re të Tiranës, për një clip të cilin e publikuan në “TikTok”.

E gjitha shfaqja ka ndodhur më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa pamjet e publikuara sot, tregojnë tre vajzat, të cilat zbresin nga makina dhe fillojnë të kërcejnë, ndërsa një tjetër nga makina hap shishen me shampanjë. Video në katër ditët e para ka marrë mbi 100 mijë shikime.


Të pashqetësuara për trafikun e krijuar, edhe pse kishin një varg të tërë makinash prapa, vajzat vazhduan kërcimin derisa përfunduan videon. Më pas u kthyen qetësisht në makinë, pa e vrarë mendjen për boritë e makinave që binin pa pushim, shkruan Panorama.al.

Policia reagoi dje në lidhje me ngjarjen e pazakontë dhe sqaroi se:

“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën ‘Teodor Keko’ dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e pa pajisur me leje drejtimi”, tha Policia.

Vajza nga Kukësi merr vëmendje në rrjetet sociale, ngjason shumë me presidenten Vjosa Osmani
Lexo po ashtu Vajza nga Kukësi merr vëmendje në rrjetet sociale, ngjason shumë me presidenten Vjosa Osmani

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50 mijë lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi”, përfundoi Policia.

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori