LAJMI I FUNDIT:

Katër tipare specifike që trashëgohen nga nëna

Katër tipare specifike që trashëgohen nga nëna
(Foto: HerFamily)
-->

Gjenetika është padyshim një gjë komplekse dhe ne trashëgojmë gjithçka nga prindërit tanë, nga pamja, sjellja e deri te inteligjenca. Hulumtimet kanë treguar se ne trashëgojmë disa tipare dhe cilësi specifike nga nëna jonë.

Pavarësisht nëse i ngjani babait apo nënës suaj, shkenca thotë se keni më shumë gjasa t’i trashëgoni këto katër gjëra nga nëna juaj:

1. Inteligjenca

Një fëmijë ka të ngjarë të trashëgojë inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai. Një studim i madh nga Universiteti i Glasgou, i cili shqyrtoi më shumë se 12.000 të rinj të moshës 14 deri në 22 vjeç, përcaktoi se cilët faktorë ndikojnë në inteligjencën, duke përfshirë statusin socio-ekonomik dhe arsimin, dhe ndikimi më i madh ishte nëna e tyre. Në fakt, koeficienti i inteligjencës së tyre varironte me një mesatare prej vetëm 15 pikësh në krahasim me nënat e tyre.

2. Shprehitë e gjumit

Nëse keni probleme me gjumin, mund ta keni trashëguar nga nëna juaj. Hulumtimi i publikuar vitin e kaluar në revistën Sleep Medicine tregon se nënat ua përcjellin zakonet e gjumit fëmijëve të tyre dhe se fëmijët, nënat e të cilëve kanë probleme me pagjumësinë, shkojnë në shtrat më vonë dhe pushojnë më pak. Është interesante se shkencëtarët nuk gjetën të njëjtën lidhje me baballarët.

3. Kalimi i menopauzës

Mosha në të cilën do të kaloni menopauzën mund të trashëgohet nga nëna juaj. Një studim i vitit 2011 për Kërkimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 2.000 gra zbuloi se menopauza e hershme dhe e vonshme (para moshës 45 dhe pas moshës 55) janë të trashëguara.

4. Shpejtësia e plakjes

Gjenet e nënës duket se ndikojnë në shkallën e plakjes. Shkencëtarët nga Instituti Max Planck kanë zbuluar ADN-në mitokondriale, të cilën ne e trashëgojmë ekskluzivisht nga nënat tona dhe e cila mund të kontrollojë pjesërisht plakjen. Hulumtimi është bërë te minjtë, jo te njerëzit, dhe ata konfirmuan se nevojiten kërkime të mëtejshme. /Telegrafi/