LAJMI I FUNDIT:

Katër thëniet më të mira për fuqizimin e grave

Katër thëniet më të mira për fuqizimin e grave

Më 26 gusht të vitit 1920 ishte shtuar amendamenti i 19’të i cili për herë të parë u jepte të drejtën grave për të votuar.

Që nga atëherë shumë gjëra janë përmirësuar sa i përket barazisë gjinore, ndonëse ka ende shumë punë para se të arrihet një barazi e plotë gjinore në të gjitha shoqëritë e botës.


Telegrafi më poshtë ju sjell disa nga thëniet më të mira sa i përket fuqizimit të grave:

– “Ka dy lloje të fuqive në botë, njëra është shpata dhe tjetra është lapsi. Por ekziston edhe një fuqi e tretë më e fuqishme se të dyja këto, ajo është gruaja” – Malala Yousafzai.

– “E di vlerën time. E shfrytëzoj fuqinë time. Unë them se a jam e bukur. Unë them se a jam e fortë. Ju nuk do të vendosni për historinë time. Unë vendosi!” – Amy Schumer.

– “Mund të them se nuk pendohem për asgjë. Pas së gjithash, shumica e gabimeve të mia kanë dalë të jenë gjërat nga të cilat kam mbijetuar, ose janë shndërruar në histori komike, ose, në ndonjë rast, edhe kam fituar para nga to” – Nora Ephron.

– “I duhen vite një gruaje për t’i çmësuar ato gjëra për të cilat është mësuar të kërkoj falje. Duhen vite për ta gjetur zërin tënd dhe vlerën tënde” – Amy Poehler. /Telegrafi/