ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi ka ardhur pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit.


Të arrestuarit janë: F.A., 18 vjeç; L.K., 19 vjeç; F.K., 19 vjeç; F.A., 18 vjeç.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar. /Telegrafi/