Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi

Shkaktari më i shpeshtë i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të, organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë hemoglobinën që u nevojitet qelizave të kuqe të gjakut për ta transportuar oksigjenin. Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.
Disa pije përmbajnë komponime që mund ta përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit (kafe, çaj, pije të gazuara), ndërsa të tjerat përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B12 ose folateve.
Lëng portokalli
Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në vitin 2004 zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar. Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folateve. Çdo gotë me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19 për qind e nevojave ditore për një të rritur – shkruan LiveStrong.
Lëng karote
Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund ta përkeqësojë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat shndërrohen në vitaminë A kur konsumohen. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.
Lëng nga kumbullat e thata
Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është natyralisht i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Çdo gotë me lëng kumbulle përmban më shumë se tre miligramë hekur. Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38 përqind e tetë miligramëve të marrjes së rekomanduar ditore të hekurit. Për femrat, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17 për qind të kërkesës.
Qumështi
Njerëzit që kanë anemi sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12 mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban një mikrogram vitaminë B-12, ose gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për një të rritur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti