LAJMI I FUNDIT:

Katër përparësitë e dushit me ujë të ftohtë

Katër përparësitë e dushit me ujë të ftohtë
(Foto: Pexels)

Dushi me ujë të ftohtë sjell përfitime të shumta për shëndetin dhe bukurinë tonë.

Edhe pse asgjë nuk tingëllon aq relaksuese sa një banjë e ngrohtë pas një dite të ngarkuar, një dush i ftohtë mund të jetë shumë më i mirë për ju. Domethënë, uji i ftohtë është i mirë për shëndetin dhe bukurinë tonë, dhe jo vetëm për zgjimin në mëngjes.


Gjumi më i mirë

Megjithëse shumica e njerëzve janë mësuar me një dush të ngrohtë ose një banjë të ngrohtë para gjumit, një dush i ftohtë mund të jetë po aq efektiv. Uji i ftohtë ul nivelin e hormoneve të stresit, ju ndihmon të relaksoheni dhe të bini në gjumë më shpejt. Një dush i ftohtë gjithashtu mund ta përmirësojë disponimin tuaj dhe të rrisë nivelet e hormoneve të mira, duke parandaluar pagjumësinë.

Përfitimet shëndetësore të dushit të ftohtë
Lexo po ashtu Përfitimet shëndetësore të dushit të ftohtë

Humbje peshe

Nëse keni provuar ndonjëherë të humbni peshë, e dini se sa rraskapitës mund të jetë. Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të hequr kilogramët e tepërt dhe një dush i ftohtë është një prej tyre. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj kushteve të ftohta, aktivizohen qelizat e yndyrës, të cilat nga ana tjetër gjenerojnë nxehtësi dhe ju ndihmojnë të digjni kalori më shpejt.

Flokë më të shndritshëm

Nëse dëshironi flokë të trashë dhe të shëndetshëm, shpenzimi i shumë parave për shampo dhe balsam të shtrenjtë mund të mos jetë i mjaftueshëm. Diçka aq e thjeshtë sa ulja e temperaturës së ujit mund t’u sjellë dobi flokëve tuaja dhe t’u japë një shkëlqim natyral. Ndryshe nga uji i ngrohtë, uji i ftohtë nuk i than flokët dhe mbyll dhe forcon kutikulat e flokëve. Kur i lani flokët me ujë më të freskët, ai e mban shtresën e sebumit të paprekur dhe flokët tuaj kanë nevojë për këtë barrierë të lubrifikuar për të qëndruar të hidratuar.

Dushi me ujë të ftohtë në mëngjes, trend më i shpeshtë në mënyrën jetësore bashkëkohore
Lexo po ashtu Dushi me ujë të ftohtë në mëngjes, trend më i shpeshtë në mënyrën jetësore bashkëkohore

Përmirëson qarkullimin

Zhytja e trupit në ujë të ftohtë mund të jetë e pakëndshme, por edhe gjallëruese. Kjo është për shkak se uji që është më i ftohtë se temperatura e trupit e inkurajon organizmin të punojë pak më shumë për ta ruajtur temperaturën bazë. Bërja e një dushi të rregullt me ujë të ftohtë mund ta bëjë më efikas sistemin e qarkullimit të gjakut. Disa njerëz gjithashtu raportojnë se lëkura e tyre duket më mirë me një dush të ftohtë, ndoshta për shkak të qarkullimit më të mirë.

Njerëzit me qarkullim të dobët, presion të lartë të gjakut dhe diabet mund të përfitojnë nga një dush i ftohtë në këtë kuptim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Kalo në kategori