LAJMI I FUNDIT:

Katër mite që duhet HARRUAR për TRADHTINË

Katër mite që duhet HARRUAR për TRADHTINË

Mos besoni! Harrojini sa më parë!

Tradhtitë e partnerëve janë gjithkah përreth nesh, ndërkaq në kohën tonë është më lehtë të numërohen çiftet të cilët kanë tradhtuar sesa ata të cilët nuk kanë tradhtuar.

Si edhe te të gjitha gjërat lidhur me dashurinë, edhe te tradhtitë ekzistojnë mite të shumta të cilave urgjentisht duhet të mos u besohet.

Tradhtia gjithmonë është rezultat i lidhjes së palumtur

Edhe pse shpesh është vërtetë, nganjëherë është fjala vetëm për rrethana të ndërthurura. Personi mund të jetë i lumtur në martesë apo në lidhje dhe zakonisht të ketë nevojë për të tradhtuar – njerëzit janë të prirë të kërkojnë kënaqësi dhe kur e kërkojnë, nuk do të thotë që patjetër të jenë të palumtur me atë që në të vërtetë e kanë, por janë vetëm kureshtarë.

Tradhtia do të thotë fundi i martesës, i lidhjes

Për disa tradhtia e këtillë është përfundimisht fundi i marrëdhënieve, mirëpo për disa edhe rasti që marrëdhënien e tyre ta ndërtojnë nga fillimi. Kriza ndonjëherë është rasti i mirë për fillim të ri, ndërkaq tradhtia mund të jetë mu ky fillim i ri.

Njëherë i pabesë, gjithmonë i pabesë

Edhe një mit të cilin duhet shpartalluar. Personat të cilët janë të përfshirë në tradhti shpesh i kthehen së vjetrës, mirëpo kjo nuk do të thotë assesi që nuk mund të ndryshojnë dhe të bëhen besnikë. Nuk ekziston rregull që personi i pabesë gjithmonë të jetë i pabesë.

Meshkujt tradhtojnë për shkak të seksit, femrat për shkak të emocioneve

As në këtë rast nuk ekziston ndonjë rregull. Ekzistojnë femra të cilat tradhtojnë për shkak se dëshirojnë seks të zjarrtë, joshës – ekzistojnë meshkuj të cilët tradhtojnë, sepse u mungojnë emocionet në lidhjen në të cilën gjenden. Nuk është e sinqertë të përgjithësohen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori