LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyrat si Coca-Cola mund të përdoret në përditshmëri (Foto)

Katër mënyrat si Coca-Cola mund të përdoret në përditshmëri (Foto)

Coca-Cola është një nga brendet më të mëdha dhe më të njohura në botë.

Vetëm brenda dite konsumohen 1.7 miliardë shishe anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.


Por, qoftë nëse jeni në mesin e atyre 1.7 miliardë njerëzve apo jo, do të befasoheni nga përdorimet alternative të kësaj pije, qoftë si produkt bukurie apo si produkt shtëpiak.

Coca-Cola si pjatalarës

Nëse keni ndonjë tigan të djegur dhe i keni humbur shpresat për pastrimin e tij, mjafton ta vendosni një kënaçe Coca-Cola në të dhe ta lini për pak kohë. Acidi që gjendet në Coca-Cola do të ndihmojë në heqjen e njollave.

Trajtimi i flokëve

Ndoshta nuk dëshironi ta vendosni në flokë këtë produkt të ëmbël, por ju sugjerojmë ta keni në konsideratë. Njerëzit kanë filluar ta vendosin Coca-Colan në flokë pasi aktorja dhe modelja Suki Waterhouse kishte pranuar se herë pas here i pastron flokët me këtë pije. Siç duket, acidi fosforik që gjendet në Coca-Cola ndikon në përmirësimin e kaçurrelave natyrale, i bën flokët të duken më të plota, etj.

Coca-Cola në kuzhinë!

Përzieni një kënaçe Coca-Cola me pak keçap për kombinimin më të thjeshtë: salcë e shijshme shtëpiake për barbekju. Kësaj salce mund t’i shtoni edhe përbërës tjerë.

Largon njollat edhe nga rrobat

Coca-Cola bën mrekulli edhe për heqjen e njollave të gjakut, yndyrës, si dhe për heqjen e aromave të pakënaqshme nga rrobat. Mjafton të vendosni pak Coca-Cola në rrobalarëse bashkë me detergjentin dhe do ta shihni efektin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Kalo në kategori