Ndër arsyet e ankthit që ndikojnë më shpesh tek çiftet, sidomos gjatë takimeve të para, janë disa mënyra të sjelluri, ose të veshuri dhe zgjedhja e vendit se ku do të shkohet
Edhe pse loja e joshjes kërkon sjellje që ushqejnë intrigën, sensualitetin, romancën dhe të papriturën, duhet të jesh gjithnjë vetvetja, sepse të jesh autentik është mënyra më e mirë që të pëlqehesh më shumë nga personi që ju intereson.
Dhe në qoftë se ankthi duket sikur na paralizon, sugjerohen katër rregulla të arta:
1. Kjo nuk është një lojë e tipit “të gjitha ose asgjë” – Suksesi i takimit është i rëndësishëm, por jo thelbësor: nëse diçka shkon keq, nuk është një katastrofë dhe nuk është shenjë se gjithçka është e humbur.
Le të ndjehemi të lirë ndoshta edhe për të bërë gabime, po vëmë veten në lojë dhe është normale të mos jesh perfekt!
2. Nuk është e nevojshme të bësh përshtypje medoemos – Le të zgjedhim për takimin tonë një vend, një veshje që janë të njohura për ne. Që tjetri të na pëlqej dhe ti fitojmë zemrën duhet të jemi vetvetja dhe autentik: ankthi i të bërit përshtypje medoemos do të na bëj të ndjehemi të shtirur, vulnerabël dhe të jemi gjatë gjithë kohës në tension.
Është më mirë të frekuentosh vende interesante, ose të vishesh me pak më shumë kujdes, por pa pritur që ky takim të jetë një takim galant: kjo gjë të stërvit për “rolin”.
3. Le të krijojmë një ide se si është personi që do takojmë – Le të stërvitemi vazhdimisht “për të vënë veshin”, tek frekuenca emocionale e bashkëbiseduesve tanë: për shembull, le të mësojmë të kuptojmë nga sjellja e tyre reagimet emocionale të situatave, pasi do të tregojnë drejtimin dhe tonin që duhet mbajtur, shkruan Living.
4. Nuk duhet planifikuar – Realiteti nuk është tamam ashtu siç mund ta kemi imagjinuar dhe një përpjekje e tepruar për të planifikuar çdo gjë, të jep përshtypjen sikur nuk i ke gjërat nën kontroll, duke na vënë kot në ankth. Kjo gjë gjeneron vetëm ankthin për ndjenjën që nuk i kemi gjërat nën kontroll.
Mos harroni, që gjërat e pa planifikuara janë gjithnjë (ose pothuajse) të menaxhueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin
Maska
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel