Shumica e njerëzve ëndërrojnë për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, por pak njerëz guxojnë ta provojnë zbardhimin te dentisti.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se ekzistojnë disa procedura të cilat mund t’i kryeni në shtëpi për zbardhjen e dhëmbëve, e të cilat nuk i dëmtojnë aspak dhëmbët tuaj, transmeton Telegrafi.
Normalisht, këto truqe nuk janë zëvendësim i vizitave të rregullta te dentisti, por ndjekja e këtyre këshillave në baza të rregullta do t’ju ndihmojë në zbardhimin e dhëmbëve.
PASTË ZBARDHUESE TË CILËN MUND TA BËNI VETË
Përzieni një lugë gjelle xhenxhefil me të njëjtën sasi të vajit të pastër të kokosit dhe 2-3 pika vaj minti. Këtë përzierje përdoreni si pastën e rregullt.
PASTA ME DREDHËZ
Merrni një dredhëz të freskët dhe shtypeni me lugë. Përzieni atë me kripën më të mirë të detit të cilën mund ta gjeni, dhe pastën e krijuar vendoseni në furçë të dhëmbëve, me të cilën duhet t’i fërkoni dhëmbët për pak minuta. Pas kësaj, pastrojeni gojën me ujë. Kjo metodë duhet të bëhet një herë në dy javë.
VAJI I KOKOSIT
Aplikoni pak vaj kokosi në dhëmbë para se t’i pastroni me furçë, dhe lëreni aty vajin e kokosit për 15-20 minuta, pastaj pastroni prapë me pastë të rregullt të dhëmbëve. Këtë metodë përsëriteni deri tri herë në javë.
ZBARDHJA E DHËMBËVE ME LËVORE TË BANANES
Lëvorja e bananes përmban substanca të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e ngjyrës së përsosur të dhëmbëve. Brendësinë e lëvores fërkojeni në dhëmbë dhe pas 5 minutave pastroni dhëmbët si zakonisht. Këtë metodë mund ta përsëritni sa herë që të doni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel