ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se janë duke vazhduar gjobat për ndotësit e ambientit, ku gjithsej janë shqiptuar katër gjoba nga inspektorati Komunal.

Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, ky aksion ka vazhduar në rrugët “Qamil ilazi”, “12 qershori”, “Gjon Serreçi” dhe”Uran Tinova”.


Gjobat janë shqiptuar për ata persona të cilët kanë hedhur jashtë orarit të përcaktuar për grumbullimin e tyre, jashtë kontejnerëve, si dhe në hapësirat e përbashkëta të objekteve banesore.

“ Inspektorati Komunal u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes në hedhjen e mbeturinave, pasi tashmë jemi në sezonën verore dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve dhe rrezikimin e shëndetit publik”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/