LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat që duhet t’i bëni çdo ditë për t’u bërë të suksesshëm

Katër gjërat që duhet t’i bëni çdo ditë për t’u bërë të suksesshëm

Ndonëse të gjithë i vlerësojmë të pasurit e të famshmit, padyshim se supozojmë se rruga e tyre drejt suksesit ka qenë me shumë pengesa dhe e vështirë.

Në disa mënyra, vërtet se ka qenë mjaft rrugëtim i vështirë – por, për ta arritur suksesin ata i kanë përvetësuar disa shprehi të cilat mund t’i përvetësojmë edhe ne, transmeton Telegrafi.


Në një studim pesëvjeçar me milionerë, autori Tom Corley kishte zbuluar se thuajse gjysma e tyre ishin zgjuar të paktën tri orë para se t’u fillonte dita e punës. Kështu që, duhet të filloni ta ndryshoni kohën se kur ju bie alarmi.

Por, cila është arsyeja se përse ata zgjohen kaq herët? Epo, ata kanë shumë për të bërë…

Ushtrimet fizike
Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë të mira për trupat tonë, por ato janë të mahnitshme edhe për mendjen. Thuhet se Oprah ushtron çdo mëngjes para se ta fillon ditën. Veç kësaj, ushtrimet e mëngjesit ju ndihmojnë edhe gjatë ditës së punës sepse e forcojnë kujtesën.

Motivimi
Çfarëdo që nevojitet për t’jua rritur moralin dhe për t’ju motivuar, bëjeni atë. Kjo mund të jetë diçka relaksuese, meditimi apo thjesht të ndaleni e të mendoni. Steve Jobs e kishte filluar çdo ditë duke e pyetur veten: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë se çfarë do të bëjë sot?”

Gjeni kohë për personat që i doni
Koha që e shpenzoni me familjarët dhe lidhjet e formësojnë çdo aspekt të jetës sonë. Një studim 75-vjeçar ka zbuluar se lidhjet e ngrohta dhe pozitive kanë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër në jetët tona.

Bëjeni një plan
Bëhuni sa më të hollësishëm dhe precizë që mundeni. Nëse keni një plan ditor, ju jeni më të prirë t’i përmbaheni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori