LAJMI I FUNDIT:

Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit

Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit

Edhe pse nuk mundeni të ndikoni në shumëçka për shkak të coronavirusit, ekziston diçka që mund të kontrolloni – financat tuaja

Edhe pse nuk mund të kontrolloni kur të shërohet tregu apo kur të kthehemi në rutina të zakonshme, ekzistojnë disa gjëra mbi të cilat mund të ndikoni, kur është fjala për paranë, transmeton Telegrafi.


1. Kursimi

Nëse ende keni pagën, tani është koha të jeni më këmbëngulës dhe më të disiplinuar. Nëse deri tani nuk keni pasur fond për ditë të vështira, është koha e duhur ta formoni.

– Zakonisht dëgjoni që fondet për raste urgjente dhe njerëzit të cilët thonë që ruajnë para për tre muaj, gjashtë muaj. Jo. Duhet për një vit, thotë Ramit Sethi, ekspert financiar, autor i shumë librave për bisnesin.

2. Punoni në qëllimet tuaja financiare

Nëse ende dëshironi të blini banesë, shtëpi, të shkoni në një pushim më të gjatë apo të ruani sasinë solide për pension, vazhdoni të punoni në atë qëllime në çfarëdo mënyre.

Rruga drejt realizimit të qëllimeve tuaja ndoshta mund të hasë në ndonjë pengesë, mirëpo strategjia është me siguri e njëjtë. Nëse duhet, përshtatuni, por tani mos hiqni dorë nga planet tuaja.

3. Sigurimi juaj

Nëse ende nuk keni sigurim të jetës, mirëpo kemi familje e cila varet nga ju, me siguri është koha të mendoni për blerje të policës së sigurimit. Sigurimi i jetës është njësoj lehtë të bëhet si edhe para pandemisë së coronavirusit, ndërkaq çmimet mbeten të volitshme. Pos sigurimit të jetës, mendoni edhe për sigurimin e shëndetit.

4. Menaxhimi me borxhin tuaj

Nëse dini që nuk do të mundeni të bëni pagesën muajin e ardhshëm, thirrni huadhënësin tuaj tani dhe do të mësoni cilat janë mundësitë tuaja – mos prisni.

Ndoshta do t’ju ofrohet ndonjë lloj lehtësie nëse te ju ka ndikuar coronavirusi, qoftë të jetë shtyrje e pagesës apo heqje dorë nga kamata. Ose edhe ndonjë kredi të volitshme.

Burimi: www.cnbc.com

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori