LAJMI I FUNDIT:

Katër aktivistët e VV-së do të dalin sërish para gjykatës në muajin gusht

Katër aktivistët e VV-së do të dalin sërish para gjykatës në muajin gusht

Katër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët dyshohen për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar seancën e radhës më 22 gusht 2017.

Lajmin e ka bërë të ditur Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit.


Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak tash e 10 muaj.

Postimi i plotë i Gashit:

AKTIVISTËVE TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE ! JU MOHOHET E DREJTA PËR GJYKIM NË KOHË TË ARSYESHME !!!
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22.gusht 2017.
Të njëjtit kanë qenë në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak që nga 29.gusht 2016. Pra Gjykata tenton ti mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke i ju mohuar të drejtën ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.
Ne besojmë se ka ardhuar koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin jurdik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar.
Duke ditur se një prej arsyeve për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të mbajtura me 11qershor 2017, besojmë se Gjykata do ta ndërpresë arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!. /Telegrafi/