LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton u shfaq në premierën e filmit të ri të James Bond me veshje të ngjashme si Princesha Diana në premierën e vitit 1985

Kate Middleton u shfaq në premierën e filmit të ri të James Bond me veshje të ngjashme si Princesha Diana në premierën e vitit 1985

Kate Middleton dukej mahnitëse në premierën e filmit të James Bond, “No Time To Die”, mbrëmë ndërsa i bëri një dedikim prekës Princeshës Diana.

Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeçe, u bashkua me Charles, 72 vjeç, Camilla, 74 vjeçe dhe burrin e saj Princ William për të takuar yllin e 007, Daniel Craig dhe anëtarët e tjerë të kastit përfshirë: Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch në ‘Royal Albert Hall’ në Londër, shkruan DailyMail.

Nëna e tre fëmijëve, Kate kishte veshur një fustan të zbukuruar me gurë, të bërë me porosi të Jenny Packham – i cili zakonisht kushton 2,800 funte. E veshur me mëngë të pelerinës dhe shpatulla të strukturuara, ajo kombinoi fustanin e saj me vathë të markës “Onitaa” prej 290 funtesh – të cilat ishin bërë në Pakistan nga marka e modës luksoze të Azisë Jugore.


Zgjedhja e veshjes së Kate ishte shumë e ngjashme me një veshje të ngjashme të veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 për premierën e filmit të James Bond, i quajtur atëherë “A View to Kill”.

E quajnë 'dukesha vezulluese'! Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë me paraqitjen në premierën e "No Time To Day" në Londër
Lexo po ashtu E quajnë 'dukesha vezulluese'! Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë me paraqitjen në premierën e "No Time To Day" në Londër

Kate tejkaloi edhe yjet e shfaqjes me në fustanin e përshtatshëm, të krijuar për t’u dukur si metal i lëngshëm, nga një prej stilistëve të saj të preferuar britanikë.

Duke u dukur elegante, veshja e Kate-it kishte një pelerinë të stilit të viteve 1970 të bashkangjitur dhe dukesha përfundoi pamjen me vathë ari dhe këpucë, me flokët e saj të mbështjellë në majë të kokës.

Por veshja e saj prej ari i bëri jehonë, pasi një veshje thuajse të ngjashme kishte veshur rreth 36 vite më parë.

Duke marrë pjesë në premierën e vitit 1985 së bashku me Princin Charles, Diana veshi fustanin e veshur me argjend, të cilin e kombinoi me taka argjendi.

Me një sy të mprehtë për detajet, Kate shpesh i është referuar Princeshës Diana me zgjedhjet e saj të stilit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori