Edhe pse u njoftua gjashtë muaj më parë se Kate Middleton ishte në remision nga kanceri, fansat e familjes mbretërore shprehën shqetësim për shëndetin e saj për shkak të dobësisë së saj.

Eventi i fundit publik ku Kate mori pjesë ishte Wimbledon ku ajo u shfaq me Princin William dhe tre fëmijët e tyre, ndërsa Princi Louis qëndroi në shtëpi.


Burime pranë familjes mbretërore kanë shprehur shqetësim, duke thënë se Kate ende po përpiqet të shërohet nga trajtimi i kancerit.

"Kate është jashtëzakonisht e dobët. Njerëzit janë të shqetësuar sepse mendojnë se kjo është një shenjë se ajo po përpiqet të shërohet nga trajtimi i kancerit, ose më keq, se sëmundja e saj është rikthyer", deklaruan ata.

Gjithashtu, burimet pohojnë se princesha ka humbur 42 kilogramë, dhe megjithëse gjithmonë ka pasur një figurë atletike, thuhet se nuk ka oreks pas kimioterapisë.

“Ajo ka kaluar shumë gjëra dhe dëshiron të jetë aty për familjen mbretërore dhe të kontribuojë, por duket qartë se nuk ndihet mirë”, pohon burimi. /Telegrafi/