Zyrtarët e Katarit thuhet se kanë ofruar rimbursime dhe akomodim falas për tifozët që qëndrojnë në fshatrat e tendave apo shatorëve, pas një deti problemesh në organizimin e Kampionatit Botëror.

Me fillimin e Kupës së Botës në fillim të kësaj jave, shpejtë u shfaqën raporte se tifozët ishin më pak se të kënaqur me akomodimin prej mbi 200 eurosh për natë në fshatin e tifozëve.

Sipas mediumit The Sun, tani Fan Village Cabins Zafaran dhe Fav Village Cabins Zone janë goditur me probleme të mëdha.

Tifozët dyshohet se u lanë të flinin keq dhe duhej të gjenin strehim alternativ, ndërsa të tjerët thjesht nuk mund të hynin në dhomat e tyre të rezervuara tashmë.

Reklama

Publikimi raporton se tifozët kishin probleme në ‘check-in’ me disa që pretendonin se shumëve iu tha se nuk kishte vend të mjaftueshëm për ta.

Reklama

Kjo përkundër faktit se ata tashmë kanë rezervuar akomodimin paraprakisht.

Fshatrat e përkohshëm ishin shfaqur për të ndihmuar në akomodimin e më shumë se një milion tifozëve në Kupën e Botës.

Zyrtarët e Katarit konfirmuan për The Sun se fshatrat nuk kishin përmbushur standardet dhe si rezultat tifozëve do t’u ofrohej rimbursim i plotë dhe strehim alternativ falas.

“Jemi të vetëdijshëm se një numër tifozësh janë përballur me vonesa në kontrollimin e akomodimeve të zgjedhura në Fan Village për shkak të neglizhencës së pronarit dhe operatorit”.

Reklama

“Një pjesë e njësive në këto objekte, të cilat dorëzohen dhe menaxhohen nga subjekte të ndryshme private, nuk kanë plotësuar standardet e kërkuara që u reklamuan fansave”.

“Ndërsa këto vende menaxhohen nga subjekte të pavarura tregtare, korrigjimi i këtyre çështjeve mbetet prioriteti më i madh për Komitetin e Lartë”.

Reklama

“Rimbursimet e plota po u ofrohen tifozëve të prekur rëndë nga kjo çështje si dhe akomodimi alternativ i cili do të jetë pa pagesë për kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Katarit. /Telegrafi/